Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, në Riad u prit nga Zëvendësministri për Punë të Jashtme i Arabisë Saudite, Waleed Abdulkarim El Khereiji, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e MPJD-së thuhet se gjatë takimit me Zëvendësministrin për Punë të Jashtme, z. El Khereiji, u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe kundër terrorizmit dhe për nisjen dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e transportit, edukimit dhe sportit.
Tutje aty thuhet se duke vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy shteteve, zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar Arabinë Saudite për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Republikën e Kosovës. Z. Ahmeti kërkoi që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë procedura më të lehta për hyrje në Arabinë Saudite.
Takimi u përmbyll me nënshkrimin e Marrëveshjes për Heqjen Reciproke të Vizave për Bartësit e Pasaportave Diplomatike dhe Pasaportave Zyrtare. /InLajmi/