Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar 3 bashkëluftëtarët e tij, me të cilët ndau përjetimet e luftës, përcjell InLajmi.
Haradinaj, duke kujtuar trimëritë e tyre, u shpreh se ndjehet i nderuar që me Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj, ka ndarë sfidat e luftës.
Tutje ai tha se bashkudhëtarët e tij ishin luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre e kishin lirinë e atdheut.
Postimi i plotë i tij:
Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj, luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre e kishin lirinë e atdheut. Kisha nderin që me ta t’i ndaj sfidat e luftës.
Lavdi e përjetshme! /InLajmi/





















