Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe ata të Bashkimit Evropian diskutuan për zhvillimet e fundit në vend përcjell InLajmi.
Temë e takimit të tyre ka qenë situata e 4 komunave veriore dhe kryetarët e tyre.
Krsniqi shton se do të mbesin të përkushtuar që të ndërmarrin të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme.
Postimi i plotë i tij:
Me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe zyrës së BE-së në Kosovë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ./InLajmi/