Ish drejtori i BIA-s, Aleksandër Vulin, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Bundestagut Josip Juratoviq se Serbia dhe qeveria e kryesuar nga Aleksandar Vuçiq do ta kenë pasoja për “parregullsitë zgjedhore”, ndërsa është shprehur se “Kur gjermanët duan t’u thonë diçka serbëve e dinë se nuk është as e zgjuar e as e ndershme, ata përdorin kroatët” transmeton InLajmi.
“Kështu, qeveria gjermane kur dëshiron të ndërhyjë në procesin zgjedhor të Serbisë, e dërgon Juratoviqin të thotë se çfarë mund ta dëmtojë Serbinë. Sa herë që Gjermania ka shfaqur shqetësime për Serbinë, nuk ka përfunduar mirë, e sidomos shqetësimi nuk ka të bëjë me të mirën e Serbisë “, tha Vulin, shkruan pink.rs.
Tutje tha ai se “Nuk e di nëse në Gjermani mund të gjykojë një deputet në vend të gjykatës, por në Serbi institucionet marrin vendime”