Profesori universitar në SHBA Daniel Serwer, hedh kritika ndaj Serbisë për veprime anitdemokratike, ndërsa përmend zgjedhjet e manipuluara e keqtrajtimin e protestuesve në Serbi transmeton InLajmi.
Ndërsa kritikon Serbinë profesori amerikan kujton kështu disa veprime të Serbisë në raport me Kosovën, sikur sponzorizimin e bojkotit zgjedhor, rrëmbimin e policëve të Kosovës, por edhe trajnime për kryengritje.
Prandaj Serwer tha se të gjitha këto nuk e “bindin” Biden i cili ende pretendon se Beogradi është i përkushtuar ndaj demokracisë.
“Serbia ka sponsorizuar një bojkot zgjedhor në Kosovë, ka rrëmbyer Policinë e Kosovës , ka pajisur dhe trajnuar një kryengritje atje, ka keqtrajtuar protestuesit në Serbi dhe ka zhvilluar zgjedhjet e veta jo të lira dhe mashtruese, por Biden ende pretendon se Beogradi është i përkushtuar ndaj demokracisë”, shprehet Serwer./InLajmi/
https://twitter.com/DanielSerwer/status/1744473632250777622?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1744473632250777622%7Ctwgr%5E5513d6a34f9e2253b6e7f2dd76fe32436c85b11d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fserwer-numeron-nderhyrjet-e-serbise-ne-kosove-dhe-afersine-e-saj-me-rusine%2F