Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar me anë të një postimi në Telegram se goditën objektiva të shumta të Hezbollahut në Liban gjatë orëve të natës.
Blinken paralajmëron se lufta në Gaza mund të zgjerohet “lehtësisht”
Arsyet pas “fazës së re” të luftës të njoftuar nga Izraeli
Ata bëjnë me dije se avionët luftarakë goditën një kompleks ushtarak të Hezbollahut në zonën e Marwahin, ndërkohë që pretendojnë se një raketë-hedhës dhe një infrastrukturë u goditën në Ayta ash Shab, shkruan A2CNN.
Më herët, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan se një breshëri rakete e Hezbollahut dëmtoi një bazë ajrore strategjike në veri të Izraelit gjatë ditës së shtunë.
