• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme

Eurostat: Kosova të njëjtën tendencë si Shqipëria me ndërtime të larta në kryeqytet

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
8 January 2024
në Lajme
0 0
0
Eurostat: Kosova të njëjtën tendencë si Shqipëria me ndërtime të larta në kryeqytet
0
SHPERNDARJE
143
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në të gjithë Europën e rajonin ndërtohet, por në asnjë vend ky sektor nuk po lulëzon si në Shqipëri e Kosovë.

Në një raport të fundit për strehimin, Eurostat ka matur madhësinë e sektorit të ndërtimit për gjithë Europën. Kjo matje bëhet përmes vlerës së shtuar bruto (VSHB 1) të gjeneruar nga ky aktivitet ekonomik si pjesë e VSHB-së totale (prodhimi në ekonomi pa përfshirë taksat).

Sipas Eurostat, për Bashkimin Europian, kjo përqindje ishte midis 5 dhe 6% në periudhën 2010-2022. Treguesi ishte më i larti në 5.8% në 2010, duke rënë në 5.1% në 2014-2017 dhe më pas duke u rritur përsëri për të arritur në 5.5% në 2020, 5.4% në 2021 dhe 5.5% 2022.

Midis Shteteve Anëtare, pjesa e VSHB në ndërtim ra në 14 Shtete Anëtare midis 2010 dhe 2022, me uljen më të madhe që u shënua Spanjë, Bullgari dhe Qipro. Ndër vendet anëtare me një peshë në rritje të sektorit të ndërtimit gjatë kësaj periudhe, Hungaria, Gjermania dhe Lituania treguan rritjen më të lartë.

Në vitin 2022, Shtetet Anëtare me përqindjet më të mëdha ishin Austria (7.3%), Finlanda dhe Rumania (të dyja 7.0%), referoi Eurostat.

Treguesi është shumë më i lartë për Shqipërinë. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi në Shqipëri zinte 11.1% të vlerës së shtuar bruto, më e lartë në Europë dhe 2 herë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.

Shqipëria mund të jetë një vend në zhvillim dhe është përballuar me një tranzicion të fortë demografik, por në vendet e tjera të rajonit, ku është kaluar një cikël i tillë, ndërtimi zë një peshë shumë të ulët në ekonomi. Psh, Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues në 6.2% të VBSH-së në 2022, Mali i Zi, që është një vend po i orientuar nga turizmi në 4.8% të VBSH-së, Serbia 6.6%, Bosnjë Hercegovina 5.2%.

I vetmi vend që e “konkurron” është Kosova, që po shfaq të njëjtën tendencë si Shqipëria me ndërtime të larta në kryeqytet e rrethina. Ndërtimi zinte në Kosovë 10.7% të vlerës së shtuar bruto në 2022.

Treguesi për Shqipërinë në 2022 ishte më i larti që nga viti 2014, kur zbriti në 9.9% të VBSH-së, nga gati 15% që kishte kulmuar në 2010-n. Si një sektor ciklik ndërtimi filloi rënien që e kishte nisur pas viteve 90, si rrjedhojë e zhvendosjeve të brendshme të popullsisë, ku një pjesë e konsiderueshme e familjeve iu drejtuan zonës së qendrës. Megjithatë pas 2014-s iu rikthye rritjes, i udhëhequr kryesisht nga ndërtimet në Tiranë dhe në zonat turistike.

Tendenca pritet të vijojë, sidomos në kryeqytet. Në 2022-n u dha një rekord i lejeve për ndërtime rezidenciale në Tiranë, prej rreth 1.8 milionë metra katror, sipas INSTAT.

Në vitin 2023, bashkia Tirana vlerëson në projektbuxhet se pret të mbledhë 7 miliardë lekë nga Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, nga 5.5 miliardë lekë që ishte plani fillestar. Bashkia thotë se “Realizimi i të ardhurave nga kjo taksë tejkalon planin e miratuar si rrjedhojë e aplikimeve përtej parashikimeve. Në periudhën 2024-2026 pritet të arkëtohen rreth 6.5 miliardë lekë në vit nga kjo taksë, në një sinjal që Bashkia parashikon të vijojë me dhënien vrullshme të lejeve të ndërtimit.

Kjo tendencë po vjen në një kohë që tendenca e popullsisë është drejt tkurrjes, për shkak të emigracionit të lartë që po vazhdon dhe plakjes natyrale të popullsisë. Në 2022, shtesa e popullsisë në Tiranë ishte më e ulëta historike, me më pak se 6 mijë persona, nga rreth 20 mijë disa vjet më parë.

Të huajt janë bërë një faktor i rëndësishëm në blerjet e pasurive të paluajtshme, por ritmi i tyre pritet të bjerë, pas shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve, që po ngushton diferencën me vendet e tjera të rajonit, si Kroacia, apo Mali i ZI. Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për 9-mujorin 2023 arritën vlerën e 222 milionë eurove, sipas Bankës së Shqipërisë, me një rënie të lehtë me 1.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndryshe nga 2022-shi, kur rritja ishte 2 shifrore.

Vlera e shtuar bruto (VSHB) përcaktohet si prodhim (me çmimet bazë) minus konsumin e ndërmjetëm (me çmimet e blerësit); ky tregues është zëri balancues i llogarisë së prodhimit të llogarive kombëtare. VSHB-ja mund të ndahet sipas industrisë dhe sektorit institucional, shkruan Monitor.

Shuma e VSHB-së mbi të gjitha industritë ose sektorët plus taksat mbi produktet minus subvencionet për produktet jep produktin e brendshëm bruto (PBB). E thënë thjesht VSHB është totali i përgjithshëm i të gjitha të ardhurave, nga shitjet përfundimtare dhe subvencionet (neto), të cilat janë të ardhurat e bizneseve. Këto të ardhura përdoren më pas për të mbuluar shpenzimet (pagat, shpërblimet, dividentët), kursimet (fitimet, amortizimin) dhe taksat (indirekte).

Tags: EuropaEurostatNdertimet
Postimi i mëparshëm

Stuhia e borës “bllokon” pjesën në verilindje të SHBA-së

Postimi tjetër

Balluku: Rinasi ka arritur të përpunojë 7 milion pasagjerë, sfidë që kërkon investime

Të ngjajshme Postime

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kronika e Zezë

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Zbulim i madh: Lini i Pogradecit, vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë
Shqipëri

Zbulim i madh: Lini i Pogradecit, vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë

27 June 2025
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Kosovë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi

27 June 2025
Pamjet nga droni tregojnë dëmin që e shkaktoi zjarri mbrëmë në një ndërtesë në Emshir
Kosovë

Pamjet nga droni tregojnë dëmin që e shkaktoi zjarri mbrëmë në një ndërtesë në Emshir

27 June 2025
Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës
Politikë

Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës

27 June 2025
Postimi tjetër
Balluku: Rinasi ka arritur të përpunojë 7 milion pasagjerë, sfidë që kërkon investime

Balluku: Rinasi ka arritur të përpunojë 7 milion pasagjerë, sfidë që kërkon investime

Lajmet e fundit

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Karakteristikat e një abuzuesi emocional

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

28 June 2025
Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

27 June 2025
Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

27 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu