Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uron Krishtlindjen ortodokse gjithë komunitetit serb të besimit ortodoks që festojnë sipas kalendarit julian përcjell InLajmi.
Osmani thekson se në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.
Tutje ajo shton se mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin.
Postimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani uron Krishtlindjen ortodokse
I uroj komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes!
Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.
Mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin!
Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse! /InLajmi/