Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci uron Krishtlindjen duke shpresuar që kjo festë e ripërtërirjes dhe besimit tek i Plotfuqishmi, të ringjallë tek ju bindjen e përkushtimin ndaj vlerave njerëzore përcjell InLajmi.
Maqedonci thekson se duhet të jemi pranë njeri tjetrit sepse vetëm kështu të bashkuar mund të tejkalojmë çdo sfidë e të ecim përprara drejt familjes së madhe të vlerave perëndimore.
Tutje ai shton ‘’Të dashur besimtarë ortodoksë urime Krishtlindja’’.
Postimi i plotë i tij:
Gëzuar Krishtlindja ortodokse!
Të dashur besimtarë ortodoksë urime Krishtlindja.
Uroj që kjo festë e ripërtërirjes dhe besimit tek i Plotfuqishmi, të ringjallë tek ju bindjen e përkushtimin ndaj vlerave njerëzore, parimeve të shëndosha të tolerancës fetare e të harmonisë mes njëri-tjetrit.
Të jemi pranë për njëri-tjetrin e sidomos për ata që kanë më së shumti nevojë. Vetëm kështu të bashkuar mund të tejkalojmë çdo sfidë e të ecim përprara drejt familjes së madhe të vlerave perëndimore./InLajmi/