Shkupi sot u gjet në top 5-shen e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Sipas platformës Ajkjuer, Shkupi në listë rradhitet pas Delhit në Indi, Lahores në Pakistan, Hangshout në Kinë dhe Dakës në Bangladesh.
Sipas përqendrimit të grimcave PM, qytetarët e Shkupit thithin ajr jo të shëndetshëm dhe nuk rekomandohet qëndrim në ambiente të hapura sidomos për personat me shëndet të ndjeshëm.
Por sipas të dhënave të portalit të ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, situata me ajrin nuk paraqitet e njejtë. Sipas këtij portali në më shumë pika matëse paraqitet nivel shumë i ulët i ndotjes, ajr shumë i ndotur është regjistruar vetëm në disa pika, por për shkak se nuk punojnë të gjitha stacionet matëse, në disa prej tyre nuk ka aspak të dhëna, shkruan Alsat.m
Ndërkohë për shkak se ky sistem konfirmoi se më datë 4 janar përqendrimi i grimcave PM 10 ishte nën pragun e definuar të alarmimit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i ndërpreu masat dhe rekomandimet për mbrojtje të qytetarëve nga ajri i ndotur, të cilat i kishte marrë më 27 dhjetor.