Kryeministri i kosovës Albin Kurti e ka mirëpritur vendimin që Spanja të njohë pasaportat e Kosovës, pas liberalizimit të vizave, përcjell InLajmi.
Kryeministri përmes një postimi në “Instagram” ka thënë se vlera po i rritet pasaportës së Kosovës dhe shtetit.
“Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja i është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar!”, tha Kurti.? /InLajmi/




















