• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 23 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Industria gjermane e automjeteve, ka paralajmërime për largimin e punëtorëve

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
6 January 2024
në Bota
0 0
0
Industria gjermane e automjeteve, ka paralajmërime për largimin e punëtorëve
0
SHPERNDARJE
392
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Industria gjermane e automjeteve po përballet me transformimin më të madh në historinë e saj. Ka paralajmërime për largimin e punëtorëve.

Fabrika e veglave teknike Paul Horn GmbH në Tübingen prodhon vegla precize teknike dhe speciale që nga viti 1969, shpesh të bëra me porosi për proceset specifike të punës në një fabrikë.

Klienti i saj më i rëndësishëm është industria e automobilëve. Drejtori Matthias Rommel nuk do ta harrojë kaq shpejt vitin 2023: “Ishte një vit i jashtëzakonshëm”. Rommel i referohet këtu turbulencave të mëdha ekonomike. “Ne patëm një fillim të shkëlqyer në industri, rezultatet në gjysmën e parë të vitit ishin shumë të mira.”

Por muajt e fundit kanë qenë të vështirë. Mungonin porositë, efektet e inflacionit ishin të dukshme në fabrikë.

“Për mua, ishte një vit i rritjeve ekstreme, të paplanifikuara dhe pjesërisht kaotike të kostove”, thekson Rommel.

Bëhet fjalë për dhjetëra mijëra punëtorë

Disponimi në Gjermani, i njohur si vendi i makinave, është i përzier. Ndërsa prodhuesit Volkswagen, Mercedes dhe BMW njoftuan rritje të shitjeve për periudhën nga janari deri në shtator 2023 dhe eksportet e makinave dhe regjistrimet e reja ishin përsëri në rritje, furnitorët u ankuan për rënien e prodhimit dhe eliminimin masiv të vendeve të punës në industri.

“Tani po bëhet gjithnjë e më e qartë se çfarë do të thotë në të vërtetë ky transformim”, thotë eksperti i kësaj industrie Stefan Bratzel nga Qendra e Menaxhimit të Automobilave në Bergisch Gladbach. Ai nuk është i befasuar nga mbyllja e fabrikës për prodhimin e veglave për industrinë e automobilëve ZF Friedrichshafen.

“Nëse elektromobiliteti fiton rëndësi, do të ketë pasoja për vendet e punës në të gjithë industrinë”, thotë Bratzel, i cili pret që deri në 160.000 vende pune të humbasin përmes këtij transformimi.

Por parashikimi i tij nuk është diçka e re. Në vitin 2024, beson Bratzel, kjo tendencë do të përkeqësohet edhe më shumë.

Ndryshimet e domosdoshme

Prodhuesit gjermanë duhet të zhvillohen shumë më shumë në drejtim të kompanive për softuerë, mendon eksperti. “Softueri do të jetë një pjesë thelbësore e krijimit të vlerave të reja. E gjithë kultura e korporatës duhet të ndryshojë në përputhje me rrethanat. Prodhuesit e njohur të makinave po përballen me kohë jashtëzakonisht të vështira.”

Nga njëra anë, për shkak se për shumë vite duheshin shërbyer 2 modele biznesi: përveç sektorit të motorëve me djegie të brendshme edhe sektori i ri i elektromobilitetit. Nga ana tjetër, kompanitë e mëdha duhet të mësojnë të përballen me kushtet e reja në treg. ” E gjithë Gjermania është tani në thelb në transformim. Industria gjermane e makinave sërish duhet të marrë iniciativën,” beson Bratzel.

Konkurrenca nga Azia

Eksperti është i sigurt se një prej problemeve më të mëdha është konkurrenca nga Azia. Një studim aktual, i kryer nga kompania konsulente Roland Berger dhe banka e investimeve Lazard, vjen në përfundimin se prodhuesit dhe furnitorët aziatikë janë ndër fituesit në treg.

Prandaj, ata përfitojnë nga “elektrifikimi dhe digjitalizimi i trenave teknologji në të cilat prodhuesit në Azi janë përqendruar për një kohë të gjatë dhe janë më të kërkuara”. Autorët e “Studimit Global të Furnizuesve të Automobilëve” janë të bindur se tregu i furnitorëve në këtë industri do të vazhdojë të rritet, “por me komponentë të ndryshëm, me klientë të ndryshëm dhe për furnitorë të tjerë”.

“Ne ndjekim klientët tanë”

Fabrika Paul Horn nga Tübingeni po monitoron nga afër tregun dhe po investon gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pasi, për shembull, prodhimi i pjesëve të automjeteve për motorët me djegie të brendshme po zhvendoset në Evropën Lindore. “Ne ndjekim klientët tanë,” thotë CEO Rommel.

Gjermania po përballet aktualisht me tendencat e reja. “Nëse duam të bëhemi përsëri më të suksesshëm në 10 deri në 15 vitet e ardhshme, duhet të jemi gati për atë që do të ndodhë në treg”.

Për të arritur këtë duhet të bëhen investime më të mëdha, thotë ky ekspert. Ai sheh shanse të mira në segmentin e drejtimit të automatizuar dhe autonom të makinave. Sipas tij, prodhuesit gjermanë tashmë po prijnë në këtë segment, shkruan DW.

Situata në fabrikën Paul Horn gjatë vitit 2024 pritet të mbetet e tensionuar. Drejtori Matthias Rommel do të jetë i kënaqur nëse nuk do të ketë rënie të mëtejshme në shitje. “Jemi të detyruar të jemi optimistë”, thotë Rommel.

Tags: AutomjetetGjermaniaIndustriaPunëtorët
Postimi i mëparshëm

Qorrolli: Do hartohet Ligji për gjykimin në kohë të arsyeshme, zgjidhje lëndëve të pazhgjidhura

Postimi tjetër

Ekspertët: 6 këshilla si të përmirësoni shikimin pa ndërhyrje kirurgjikale

Të ngjajshme Postime

Trump i jep leje NATO-s: Rrëzoni avionët e luftës të Rusisë
Bota

Trump i jep leje NATO-s: Rrëzoni avionët e luftës të Rusisë

23 September 2025
Incident në Asamblenë e OKB-së, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur para mbërritjes së Donald Trump
Bota

Incident në Asamblenë e OKB-së, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur para mbërritjes së Donald Trump

23 September 2025
Erdogan me foton nga Gaza në seancën e OKB-së: Kjo është pika më e ulët e njerëzimit
Bota

Erdogan me foton nga Gaza në seancën e OKB-së: Kjo është pika më e ulët e njerëzimit

23 September 2025
Mbledhje urgjente mbi shkeljet në Estoni, NATO paralajmëron Rusinë me aktivizimin e Nenit 5
Bota

Mbledhje urgjente mbi shkeljet në Estoni, NATO paralajmëron Rusinë me aktivizimin e Nenit 5

23 September 2025
Shërbimi sekret amerikan pamundëson bllokadën e telekomunikacionit në New York
Bota

Shërbimi sekret amerikan pamundëson bllokadën e telekomunikacionit në New York

23 September 2025
Çfarë i tha Macron OKB-së para se ta njohë Palestinën?
Bota

Çfarë i tha Macron OKB-së para se ta njohë Palestinën?

22 September 2025
Postimi tjetër
Ekspertët: 6 këshilla si të përmirësoni shikimin pa ndërhyrje kirurgjikale

Ekspertët: 6 këshilla si të përmirësoni shikimin pa ndërhyrje kirurgjikale

Lajmet e fundit

Trump i jep leje NATO-s: Rrëzoni avionët e luftës të Rusisë

Trump i jep leje NATO-s: Rrëzoni avionët e luftës të Rusisë

23 September 2025
Kos për dialogun: Me Kosovën jemi më pak të angazhuar muajt e fundit, po presim qeverinë e re

Kos për dialogun: Me Kosovën jemi më pak të angazhuar muajt e fundit, po presim qeverinë e re

23 September 2025
Përse Guxo dhe LVV po garojnë me lista të ndara në Prishtinë? Flet Jeta Statovci

Përse Guxo dhe LVV po garojnë me lista të ndara në Prishtinë? Flet Jeta Statovci

23 September 2025
A po ndërron mendje Bruno Fernandes për një largim nga Manchester United?

A po ndërron mendje Bruno Fernandes për një largim nga Manchester United?

23 September 2025
Presidenti Begaj takon homologun e Ganës në Nju Jork, thotë se ia ka konfirmuar se e njohin Kosovën

Presidenti Begaj takon homologun e Ganës në Nju Jork, thotë se ia ka konfirmuar se e njohin Kosovën

23 September 2025
“Ishte lojë…”/ Lidhja me Gjestin, Egli “shpërthen” bombën

“Ishte lojë…”/ Lidhja me Gjestin, Egli “shpërthen” bombën

23 September 2025
Edicioni i 9-të i Festivalit të Kafesë dhe Çajit vjen në Prishtinë

Edicioni i 9-të i Festivalit të Kafesë dhe Çajit vjen në Prishtinë

23 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu