Pritjet e gjata të mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë edhe sot.
Kështu bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.
Pika kufitare me më shumë fluks dhe pritje të gjata është Merdara, ku pritjet vijojnë me mbi 7-të orë.
Kolona në këtë pikë kufitare ka shkuar në 4.5 km.
Në pikën kufitare në Jarinjë pritjet zgjasin deri në tri orë, ndërsa në Mutivodë deri në 2 orë e gjysmë, shkruan KlanKosova.
Deri në 2 orë, pritja është edhe te Dheu i Bardhë, kurse në Muçibabë deri në 30 minuta.