• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 19 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Stano: Kosova është e ftuar të japë sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
5 January 2024
në KRYESORE
0 0
0
Stano: Kosova është e ftuar të japë sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë
0
SHPERNDARJE
97
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një dekade, në vend që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, po paralajmërohet hartimi i statuteve të reja për formimin e tij. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tashmë veçse ka thënë se është i gatshëm ta shkruajë.

Për analistin politik nga Prishtina, Arton Demhasaj, është “e pakuptimtë” të flitet për hartimin e një statuti të ri për formimin e Asociacionit, kur Bashkimi Evropian BE në bashkëpunim me të dërguarit ndërkombëtarë tashmë ua kanë paraqitur një dokument të tillë Kosovës dhe Serbisë.

Nga ana tjetër, politologu serb, Ognjen Gogiq, vlerëson se Prishtina zyrtare po përpiqet t’ia “humbë kuptimin” e procesit të formimit të Asociacionit dhe se ky është një “bumerang” që i kthehet BE-së. Në këtë kontekst, ai sqaron se Marrëveshja e Brukselit parasheh që statuti të shkruhet nga ekipi menaxhues serb dhe se për atë dokument është dashur të bëhen komente dhe jo të shkruhet një i ri.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të duhet të sigurojë një nivel të caktuar të vetë-menaxhimit për serbët e Kosovës. Për të është rënë dakord në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve më shumë se 10 vjet më parë, por Kosova ka refuzuar me shpjegimin se kjo mund të ndikojë negativisht në funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Në tetor të vitit 2023, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ua paraqitën palëve, Kosovës dhe Serbisë, draft-statutin për formimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e pranuan në parim.

Por, pas deklaratës së të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, se çështja e statutit është çështje e brendshme e Kosovës, Kurti tha se atëherë edhe Kosova duhet të jetë autore e atij dokumenti.

Ai sugjeroi që ta shkruajë në bashkëpunim me ministrin e tij për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe atë të Vetëqeverisjes Lokale, Elbert Krasniqi.

Më pas, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Prishtina duhet të shkruajë një statut në bashkëpunim me SHBA-në.

Çfarë thonë në BE?

Bashkimi Evropian thotë se Kosova në 10 vjetët e fundit ka pasur rastin të paraqesë një draft-propozim për formimin e Asociacionit dhe se tani pret që ajo të ndërmarrë hapa konkretë.

“Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë”, thotë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Ai përsëriti se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është “një mënyrë moderne evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave”.

“Ne presim që të dyja palët t’i vazhdojnë bisedimet bazuar në këtë draft”, tha Stano.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Qeverisë së Kosovës me pyetjen se a do të fillojë me shkrimin e një drafti të ri të statutit, apo do të mbetet në qëndrimin se drafti i hartuar nga BE-ja është i pranueshëm. Por deri në publikimin e këtij teksti përgjigjja nuk erdhi. Nuk janë përgjigjur as nga Presidenca e Kosovës.

Drejtori i organizatës joqeveritare Çohu, Arton Demhasaj, konsideron me dije se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dashur ta shkruante draftin e statutit para se ta bënte atë bashkësia ndërkombëtare.

“Tani që e kemi draftin e BE-së, është e pakuptimtë të bëjmë një draft tjetër të Qeverisë së Kosovës, aq më pak tani që kryeministri e ka pranuar në parim dhe kur thuhet se drafti është në përputhje me Kushtetutën e vendit”, vlerëson Demhasaj.

Politologu Ognjen Gogiq thotë se tani i takon Kosovës që ta përcjellë statutin e hartuar nga BE-ja në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim, por vëren se formimi i Asociacionit nuk mund të fillojë derisa të mbahen zgjedhjet lokale në komunat e banuara me shumicë serbe në veri.

“Tani që nuk dihet se kush duhet ta shkruajë statutin, Kosova mund ta shfrytëzojë hapësirën për ta komplikuar të gjithë diskutimin”, thotë Gogiq.

Në një video-mesazh në fund të dhjetorit 2023, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja pret të shohë përparim në normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2024.

Në këtë kontekst, ai tha se, edhe Kosova, edhe Serbia, duhet t’i përmbushin obligimet e tyre nga dialogu, duke përfshirë edhe përparimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ndryshe, SHBA-ja e mbështeti draft-statutin që më parë iu paraqit Kosovës dhe Serbisë.

Mes tjerash, ai parasheh qartë mundësinë e mbështetjes financiare të Asociacionit nga ana e Serbisë, si dhe “një kanal efikas dhe të drejtpërdrejtë të komunikimit ndërmjet komunitetit serb të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës përmes Ministrisë së Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale”.

Gjithashtu, ka kompetenca të plota mbi nivelin lokal, përkatësisht në fushat e zhvillimit ekonomik, planifikimit hapësinor, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes së identitetit kulturor dhe fetar.

Përveç draftit nga BE-ja, deri më tani janë hartuar edhe 4 draft statute të tjera për formimin e Asociacionit: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, drafti i vizionit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, drafti-statuti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe draft-statuti i Asociacionit i përgatitur nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung FES.

Tags: Albin KurtiBashkimi EvropianPeter Stano
Postimi i mëparshëm

Ymeri: Në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë rezultate spektakulare

Postimi tjetër

Smakiqi: S'ka liberalizim per pjestaret e UÇK-së!

Të ngjajshme Postime

Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike
KRYESORE

Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

18 July 2025
Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi
KRYESORE

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18 July 2025
Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi
KRYESORE

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani
KRYESORE

Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani

18 July 2025
Një termet prej 4.6 shkallë të Rihterit godet Shqipërinë
KRYESORE

Tërmet në rrethinën e Vitisë

16 July 2025
Zjarri ende nuk është lokalizuar në ndërtesën tek Parku i Qytetit në Prishtinë
KRYESORE

Zjarri ende nuk është lokalizuar në ndërtesën tek Parku i Qytetit në Prishtinë

16 July 2025
Postimi tjetër
Smakiqi: S’ka liberalizim per pjestaret e UÇK-së!

Smakiqi: S'ka liberalizim per pjestaret e UÇK-së!

Lajmet e fundit

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

19 July 2025
Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

19 July 2025
Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

18 July 2025
Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

18 July 2025
Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

18 July 2025
Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18 July 2025
Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu