Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin e regjimit të stikersave, nga veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territorin kosovar.
Përmes një postimi “X”, Rohde thotë se tani udhëtimi mes të 2 vendeve u bë më i lehtë, shkruan Teve1.
“Lamtumirë stikersa në targa. Mirëpresim vendimin e qeverisë kosovare dhe serbe për largimin e regjimit të stikersave, kështu u bë më lehtë udhëtimi mes 2 fqinjëve”, shkroi Rohde në platformën sociale, X.