Kryeminisitri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, reagon për rastin e liderit të opozitës serbe Nikola Sanduloviq, i cili është rrahur nga shërbimi sekret serb, përcjell InLajmi.
Për aktin në fjalë Kurti shprehet i shqetësuar, ndërsa thekson se Nikola Sanduloviq është paralizuar për shkak të rrahjeve të rënda nga shërbimi sekret serb.
Tutje kryeministri tha se kjo vjen pas kërkimit të faljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Thellësisht i shqetësuar për raportet që thonë se lideri i opozitës serbe Nikola Sanduloviq është paralizuar për shkak të rrahjeve të rënda nga shërbimi sekret serb. Kjo vjen pas kërkimit të faljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë. /InLajmi/