Fatmir Çollaku njohës i Sigurisë , ka komentuar sulmimin dhe dhunën ndaj liderit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, të ushtruar nga Shërbimi Sekret i Serbisë BIA, pasi ky i fundit ka bërë homazhe në Prekaz tek varri i Adem Jasharit ku edhe ka kërkuar falje publike për krimet e Serbisë në Kosovë.
Sipas Çollakut, ky sulm ka portretizuar shumë mirë se çfarë është pushteti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ky sulm tregon konceptin e politikanëve serbë të Vuçiqit, që nënkupton në kërcënimin e zërave ndryshe deri në likuidimin e tyre”, ka thënë Çollaku.
“Tregon atë diktaturën ultra nacionaliste serbe e cila me çdo kusht dhe mjet përpiqet me ndrydh edhe mi ngulfat zërat ndryshe opozitar në Serbi. Jetësim në praktikë i konceptit diktatorial që është në fuqi në Serbi në krye me Vuçiqin”, ka shtuar ai shkruan RTV Dukagjini.
Më tej, Çollaku ka përfunduar duke thënë se këto ngjarje për të kanë qenë befasi pasi sipas tij në Serbi mbizotëron neodiktatura.