Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq që u kërkoi falje shqiptarëve për krimet e Serbisë është dërguar nga spitali për në burg.
Avokati i tij ka shprehur shqetësimin, duke thënë se klientit të tij po i rrezikohet jeta dhe se nuk kanë asnjë informatë rreth gjendjes shëndetësore të tij.
Avokati i tij, Çedomir Stojkoviq thotë se ai po dërgohet në burg edhe pse momentalisht e ka jetën në rrezik.
“Që nga momentin kur është dërguar në burgun qendror, nuk kemi informata. Nuk e dimë çfarë po ndodhë me të, si është gjendja e tij. Familja është e brengosur për gjendjen e tij shëndetësore edhe ashtu të rënduar. Nuk e dimë a do ta dërgojnë në Nish, apo do të mbetët në Beograd, sepse nuk i jepet asnjë informatë as familjes e as avokatit. Kjo gjë është shumë trishtuese për familjen”.
Sipas Stojkoviqit, ai është rrahur nga pjesëtarët e sigurimit serb në ndërtesën e BIA-s, për arsye që ka përhapur urrejtje ndaj serbëve duke vendosur lule mbi varret e shqiptarëve.
Madje për të njëjtat arsye, është ngritur edhe aktakuzë për të, shkruan TëVë1.
Sipas Stojkoviq, primare për ta është lirimi i Sanduloviqit.