Një aksident trafiku ka ndodhur në zonën industriale në Prishtinë ku në të janë përfshirë një tren dhe një automjet, përcjell InLajmi.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. /InLajmi/