Serbia nuk ia ka lejuar vizitën, ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të paraparë që të realizohej këtë të enjte në Luginë të Preshevës me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi.
“Po nuk është lejuar, nga autoritetet serbe”, u përgjigj shkurtimisht Mustafi.
Njëjtë tha edhe Nevzat Lutfiu, kryetar i këtij këshilli.
“I është refuzuar vizita ministrit nga ana e autoriteteve serbe”, u shpreh ai.
Ndryshe, ministri i këtij dikasteri, kishte në agjendë vizitat në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Në kuadër të kësaj vizite, Sveçla do të zhvillonte takime me përfaqësues të Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe zyrtarë të pushtetit lokal atje.
















