Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona pas incidentit në Merdare, ku u sulmuan patrullën e policisë përcjell InLajmi.
Incidentin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e sulmit 2 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.
Nga Policia bëjnë të ditur se pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të 3 personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën sulm ndaj personit zyrtar.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sot rreth orës 10:00, në Merdarë ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar.
Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar 2 zyrtarë policor.
Pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të 3 personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën sulm ndaj personit zyrtar. /InLajmi/