• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 27 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Pse serbët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në BE?

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
3 January 2024
në Kosovë
0 0
0
Pse serbët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në BE?
0
SHPERNDARJE
142
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Me pasaportë të Kosovës tani mund të hyni në BE pa vizë, por serbët nga Kosova me pasaportë serbe ende nuk munden, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, duke shtuar se Brukseli do t’ua lejonte një gjë të tillë, por se Prishtina po reziston.

Frankfurter Algemeine Zeitung thekson se qytetarët e Kosovës më në fund mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen dhe thekson se kjo nuk vlen për serbët nga Kosova.

“Nëse ky përjashtim mbetet, atëherë serbët e Kosovës do të jenë të vetmit evropianë pa llogaritur qytetarët e Rusisë dhe Bjellorusisë të cilëve ende u mohohet liria për të udhëtuar në BE”.

Siç kujtohet, kjo “situatë e veçantë” u krijua në vitin 2009, kur qytetarëve serbë iu dha mundësia e udhëtimit pa viza.

Në atë kohë, Komisioni Evropian insistonte që të mos bëhet dallimi mes banorëve të Kosovës, kështu që serbët e atjeshëm, edhe pse qytetarë serbë, mund të merrnin pasaporta vetëm përmes Administratës Koordinuese.

Me pasaporta të tilla ende nuk është e mundur të udhëtosh pa vizë.

“Tani Komisioni Evropian po propozon shfuqizimin e atij rregulli special nga viti 2009. Koha i ka mbaruar me futjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, thonë në Bruksel”.

Sipas gazetës, këtë e kundërshton qeveria e Kosovës, e cila pretendon se tani e më shumë serbët e Kosovës po kërkojnë pasaportat e Kosovës, gjë që, siç thonë në Prishtinë, i kontribuon integrimit.

Gazeta e Frankfurtit, nga ana tjetër, thekson se ende është një numër i vogël i serbëve që janë në kërkim të pasaportës së Kosovës.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave, ishin 4.350, ndërsa një vit më parë 3.400.

Kjo të kujton letrën që zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi i shkroi Brukselit në nëntor, duke kërkuar që serbët e Kosovës ende nuk mund të udhëtojnë në BE me pasaportë serbe dhe duke u kujtuar atyre se ata gjithmonë mund të kërkojnë një pasaportë të Kosovës.

Gazeta citon gjithashtu fjalët e një diplomati të paidentifikuar kosovar, i cili thotë se Kosova nuk mund të marrë përgjegjësi për banorët që do të udhëtonin me pasaportë serbe dhe do të bënin kundërvajtje të themi qëndrimin më shumë se 90 ditë apo vepër penale.

“Ne mund të marrim përgjegjësi vetëm për qytetarët që udhëtojnë me pasaportë të rregullt të Kosovës”.

Gazeta rikujton se në nëntor edhe 21 organizata joqeveritare të Kosovës i kanë shkruar Bashkimit Evropian “duke përdorur argumentet e Qeverisë pothuajse fjalë për fjalë”.

Për këtë kanë reaguar disa iniciativa civile të serbëve të Kosovës me “mosbesim dhe zhgënjim”, shkruan gazeta. Ata habiteshin se si organizatat që luftuan me vite kundër izolimit të pajustifikuar të Kosovës në Evropë tani po kërkojnë izolim të përhershëm për një pjesë të bashkëqytetarëve të tyre.

“Është e paqartë se si do të shkojnë gjërat”, shton FAZ. “Komisioni Evropian i qëndron propozimit të tij për heqjen e rregullit special nga viti 2009. Në mënyrë që ai propozim të pranohet, ai duhet të miratohet nga anëtarët e BE-së dhe shumica në Parlamentin Evropian. Është e pasigurt nëse kjo do të ndodhë përpara zgjedhjeve evropiane në qershor”.

Gazeta vlerëson se deri atëherë popullariteti i pasaportave të Kosovës në mesin e serbëve të Kosovës ende mund të rritet, transmeton FrontOnline.

“Por kjo nuk do të thoshte asgjë për forcimin në rritje të shkallës së identifikimit të minoritetit serb me Kosovën”.

Tags: Bashkimi EvropianGazeta gjermaneSerbët e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Gjenerali i pensionuar amerikan: NATO mund “provokohet” nga Rusia me një operacion në shtetet e Baltikut

Postimi tjetër

Një tërmet i fuqishëm godet Argjentinën

Të ngjajshme Postime

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato
Kosovë

Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato

25 September 2025
Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur
Kosovë

Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

24 September 2025
“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë
Kosovë

“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë

24 September 2025
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht
Kosovë

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht

24 September 2025
Postimi tjetër
Një tërmet i fuqishëm godet Argjentinën

Një tërmet i fuqishëm godet Argjentinën

Lajmet e fundit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Një botë e veçantë arti

Një botë e veçantë arti

26 September 2025
Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu