Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i është kundërpërgjigjur deklaratës së deputetit të VV’së ku tha, AAK-ja rrezikon mos ta kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme, Lekaj në një prononcim thotë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e gëzon pëlqyeshmërinë e qytetarëve të Kosovës.
“Se Ramush Haradinaj e gëzon pëlqyeshmërinë e qytetarëve të Kosovës, e dëshmon besimi që i kanë dhënë me votë që mbi 2 dekada, ku AAK në krye me Ramush Haradinaj qëndron stoike në skenën politike”, tha Lekaj, shkruan GazetaBlic .
“Falë besimit të qytetarëve të Kosovës, AAK ka udhëhequr vendin 2 herë ku Kryetari Haradinaj ka qenë Kryeministër, si dhe në vazhdimësi kemi qenë pjesë përfaqësuese në Kuvendin e Kosovës si Grup Parlamentar me minimumin 8 deputetë dhe maksimumin 15 deputetë, si dhe pjesë e Qeverive të caktuara me udhëheqje në Ministri të caktuara”,shtoi ai.