Nënkryetari i Lidhjes Demokratike së Kosovës Lutfi Haziri, reagon ndaj deklartës së zëvëndëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit duke ju drejtuar se në këtë mënyrë po shkakton pasiguri juridike përcjell InLajmi.
Haziri thekson se Gjykata Kushtetuese e ka krijuar ambientin që LVV t’i fitojë zgjedhjet.
Tutje ai shton se kredibiliteti i kësaj Gjykate është aq i lartë sa ka rrëzuar 2 presidentë nga zyra dhe një qeverie ia ka mbyll mandatin pas 6 muajsh.
Postimi i plotë i tij:
Një ekponent i VV-së dhe i emëruar i Qeverisë paska bërë kualifikime të rënda për Gjykatën Kushtetuese.
Kredibiliteti i kësaj Gjykate është aq i lartë sa ka rrëzuar 2 presidentë nga zyra dhe një qeverie ia ka mbyll mandatin pas 6 muajsh. Bash kjo Gjykatë, me vendimin e saj, ka krijuar ambient që VV t’i fitojë zgjedhjet. Gjykatësi që e solli këtë vendim. është këshilltar i madh te Presidentja Osmani – Sadriu.
Jeni kontravers dhe mos mbajtes të fjalës e premtimit dhe kurrë nuk bëheni burrështetas kështu. Per qytetarët po shkaktoni pasiguri juridike, ndërsa për institucionin, po tregoheni mos respektues e besa edhe mosmirënjohes që ju hapën udhë!/InLajmi/