Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, ka ironizuar kryeministrin Kurti duke thënë urime për këtë vit të ri kryeministër i autostradave imagjine, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se me këtë ritëm në këtë vit besojmë që ke me e përfundu edhe autostradën po ashtu imagjinare Prizren-Tetovë, gjithashtu edhe autostradën e Dukagjinit në kohë rekord.
Tutje ai tha se të vetmet autrostrada që po përjetojnë qytetarët tanë, janë ato të Evropës, në ikje nga ky vend që ja ke mbytë shpresën.
Postimi i plotë i tij:
Urime për këtë vit të ri Kryeministër i autostradave imagjinare! Me këtë ritëm në këtë vit besojmë që ke me e përfundu edhe autostradën po ashtu imagjinare Prizren-Tetovë, gjithashtu edhe autostradën e Dukagjinit në kohë rekord.
Qesharak dhe jo serioz.
Të vetmet autrostrada që po përjetojnë qytetarët tanë, janë ato të Evropës, në ikje nga ky vend që ja ke mbytë shpresën. /InLajmi/