Rapid Bukureshti i ka nisur përgatitjet për pjesën e 2-të të sezonit.
Tashmë edhe zyrtarisht pjesë e ekipit rumun në stërvitjen e parë ishte edhe treshja kosovare, Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani.
Ekipi rumun ka ushtruar sot në atdhe, ndërsa nesër do ta marrë rrugën drejt Turqisë, ku do t’i vazhdojë përgatitjet në Antalya, shkruan lajmi.net
Theksojmë se Rrahmani ishte lënduar muaj më parë, ndërsa tash iu kthye ekipit. Kurse, Krasniqi nga Cluji dhe Hasani nga Tirana, iu bashkuan gjigantit rumun gjatë dimrit.