• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 14 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Fillojnë hetimet e përplasjes së avionëve në Tokio

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
3 January 2024
në Bota
0 0
0
Fillojnë hetimet e përplasjes së avionëve në Tokio
0
SHPERNDARJE
46
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Policia japoneze po heton nëse përplasja mes një avioni të linjave ajrore dhe një avioni më të vogël në aeroportin e Tokios ndodhi për shkak të neglizhencës profesionale, njoftuan mediat të mërkurën. Të paktën 5 persona u vranë në njërin avion dhe qindra të tjerë u larguan nga aeroplani tjetër që u përfshi nga flakët.

Për mrekulli, të 379 pasagjerët arritën të largohen nga avioni Airbus A350 i Japan Airlines, që mori zjarr pasi u përplas me një aeroplan të vogël të Rojes Bregdetare, ndërsa ulej në Haneda mbrëmjen e së martës.

Vetëm një nga 6 pjesëtarët e ekuipazhit të aeroplanit të vogël Bombardier Dash 8 që po nisej me mision për të dërguar ndihma në perëndim të vendit pas tërmetit vdekjeprurës të së hënës, arriti të mbijetojë.

Një zyrtar i Bordit për Sigurinë e Transporteve u tha gazetarëve të mërkurën se hetuesit gjetën paisjen e regjistrimit të fluturimit të aeroplanit të vogël Dash 8, por nuk ishin të sigurtë nëse mund të nxirreshin të dhënat prej tij.

Agjencia rregullatore po bashkëpunon me agjencitë franceze dhe britanike, ku ishte prodhuar avioni A350 dhe motorët e tij Rolls-Royce.

Kompania Airbus tha se do të dërgonte këshilltarë teknikë për të ndihmuar me hetimet.

Policia tha se ka dislokuar një njësi të posaçme në aeroport për të hetuar incidentin, por refuzoi të komentojë për njoftimin se po heton për neglizhencë.

Në një deklaratë të martën, kompania ajrore Japan Airlines tha se avioni pati marrë dhe konfirmuar lejen e dhënë nga kontrolli i trafikut ajror përpara se të afrohej për t’u ulur.

Sipas regjistrimeve nga trafiku ajror, avionit iu miratua ulja vetëm pak minuta përpara se të ndodhte përplasja.

Një nga pasagjerët kujton tmerrin e momentit të përplasjes.

“Në ulje ndjeva tronditje të fortë dhe kur pashë nga dritarja vura re shkëndija dhe zjarr. Dhe kur ndaloi avioni, në më pak se një minutë, kabina u mbush me tym. Stjuardesa na çoi drejt daljes që të shpëtonim”, thotë pasagjeri Aruto Iwama.

Ai vlerësoi personelin e avionit për mbajtjen e situatës nën kontroll dhe tha se megjithëse kishte disa që bërtisnin, shumica qëndruan të qetë dhe pritën udhëzimet për largimin nga avioni.

“Mendoj se kjo është arsyeja pse arritëm të largoheshim pa probleme”, tha ai.

Ky është aksidenti i parë i këtyre përmasave i një avioni të tipit Airbus A350, që shërben si mjeti kryesor evropian për udhëtimet e gjata shkruan voa.

Vetëm muajin e kaluar, një organizatë amerikane për sigurinë e fluturimeve, Flight Safety Foundation, paralajmëroi për rrezikun e përplasjes në pistë dhe bëri thirrje për marrjen e masave në mbarë globin për të parandaluar këto lloj përplasjesh, ndërsa trafiku ajror po bëhet gjithnjë e më i mbingarkuar.

Tags: AvionëtJaponiaTokio
Postimi i mëparshëm

Lekaj: AAK në krye me Haradinaj qëndron stoike në skenën politike

Postimi tjetër

Bislimi: Serbia duhet të njohë pasaportat e Kosovës

Të ngjajshme Postime

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale
Bota

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

12 November 2025
Demokratët publikojnë email-e të reja të Epstein që përmendin Trumpin
Bota

Demokratët publikojnë email-e të reja të Epstein që përmendin Trumpin

12 November 2025
Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4 000 faqesh: Turp të keni!
Bota

Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4 000 faqesh: Turp të keni!

12 November 2025
Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s
Bota

Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s

11 November 2025
Trump: Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje, shkatërruese
Bota

Trump: Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje, shkatërruese

11 November 2025
Amerikanët “largojnë” tifozët: Parkimi në Kupën e Botës do të jetë më i shtrenjtë se biletat për në “Katar 2022”
Bota

Amerikanët “largojnë” tifozët: Parkimi në Kupën e Botës do të jetë më i shtrenjtë se biletat për në “Katar 2022”

11 November 2025
Postimi tjetër
Bislimi: Serbia duhet të njohë pasaportat e Kosovës

Bislimi: Serbia duhet të njohë pasaportat e Kosovës

Lajmet e fundit

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

14 November 2025
Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

14 November 2025
Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

14 November 2025
Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

14 November 2025
Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

14 November 2025
Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

13 November 2025
Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu