Të paktën 64 persona humbën jetën në tërmetin shkatërrues që goditi Japoninë më 1 janar dhe rrënojat dhe rrugët e dëmtuara ende po i pengojnë shërbimet e shpëtimit të kryejnë operacione kërkim-shpëtimi për të mbijetuarit, raportojnë mediat japoneze.
Kanë kaluar 2 ditë që kur një tërmet me magnitudë 7.6 shkaktoi dëme të mëdha në infrastrukturë dhe zjarre në qytetin e Wajima, prefektura Ishikawa, në bregun e Detit të Japonisë, por shkalla e plotë e katastrofës nuk dihet ende, shkruan FrontOnline.
Për shkak të reshjeve që siç paralajmërohet në zonat e prekura nga tërmeti, do të bien deri të enjten, Agjencia Meteorologjike Japoneze ka paralajmëruar për rrëshqitje të mundshme dheu.