Polonia raportohet se ka ngritur në ajër aeroplanët luftarakë F-16 si dhe një aeroplan tanker për mbushjen e fluturakeve në ajër, është në qiell.
Ky veprim është ndërmarrë pas valës më të fundit të sulmeve ruse mbi territorin e Ukrainës.


Qëllimi i ngritjes së F-16 në ajër është mbrojtja e hapësirës ajrore të Polonisë.
Ndërkaq javën e kaluar një raketë ruse thuhet të jetë future në hapësirën ajrore të Polonisë, duke qëndruar në këtë hapësirë për më shumë se 3 minuta, shkruan Telegrafi.
Megjithatë deri më tani nuk ka shumë detaje lidhur me këtë raketë e cila më pas është larguar nga territori i Polonisë.




















