• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Pas zotimit të presidentit Putin, Rusia godet qytetet e Ukrainës

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
2 January 2024
në Bota
0 0
0
Pas zotimit të presidentit Putin, Rusia godet qytetet e Ukrainës
0
SHPERNDARJE
86
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarët ukrainas thanë të martën se Rusia kreu sulme në shkallë të gjerë me raketa që lanë pas vetes të paktën 4 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Kiev dhe Kharkiv.

“Që nga 31 dhjetori, përbindëshat rusë kanë hedhur tashmë 170 dronë ‘Shahed’ dhe dhjetëra raketa të llojeve të ndryshme. Shumica absolute e tyre synonin infrastrukturën civile”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Ai tha se numri i të plagosurve ka arritur në 92 duke theksuar se Ukraina do të punojë me “këdo në botë që e vlerëson jetën” për të forcuar mbrojtjen ajrore të saj dhe për të mbajtur Rusinë përgjegjëse.

“Shteti terrorist duhet të ndjejë pasojat e veprimeve të tij”, tha presidenti Zelenskyy.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se mbrojtja ajrore rrëzoi të gjithë 35 dronët Shahed të prodhuar nga Irani që u hodhën të martën nga Rusia, ndërsa alarmet për sulme ajrore vazhduan me orë të tëra, duke u kërkuar banorëve të strehohen mes sulmeve me raketa.

Kryebashkiaku u Kievit, Vitali Klitschko tha se mbetjet nga një raketë e rrëzuar plagosën të paktën 20 veta dhe shkaktuan zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe në kryeqytetin ukrainas. Ai raportoi shpërthime të shumta në qytet ndërsa mbrojtja ajrore iu përgjigj valës së raketave ruse, që shkaktuan zjarre në të paktën 5 lagje.

Breshëria ruse në orët e mëngjesit, ndërpreu gjithashtu energjinë elektrike dhe dëmtoi linjat e gazit në disa pjesë të Kievit.

Në Kharkiv, kryebashkiaku Ihor Terekhov tha se qyteti ishte nën një “sulm të madh me raketa”.

Oleg Sinegubov, shefi i administratës ushtarake në Kharkiv, tha në rrjetin Telegram se sulmet ruse vranë të paktën një person dhe plagosën më shumë se 40 të tjerë.

Në Poloninë fqinje, ushtria tha se dërgoi 4 avionë ushtarakë F-16 për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore mes sulmeve ruse.

Sulmet e së martës pasuan një paralajmërim nga presidenti rus Vladimir Putin se Rusia do të intensifikonte sulmet ndaj Ukrainës, pas një sulmi vdekjeprurës ukrainas të shtunën në qytetin rus të Belgorodit, që vrau 24 veta dhe plagosi më shumë se 100 të tjerë.

Gjatë një vizite në një spital ushtarak të hënën, presidenti Putin e quajti sulmin e Ukrainës në Belgorod “një akt terrorist”, duke akuzuar forcat ukrainase se kishin shënjestruar “pikërisht qendrën e qytetit, ku njerëzit po ecnin përreth, para natës së Vitit të Ri” dhe pretendoi se ata kishin “goditur qëllimisht popullatën civile”, shkruan voa.

Ai tha se Rusia do të vazhdojë të godasë ato që ai i quajti “objektiva ushtarake” dhe shfaqi besimin se “iniciativa strategjike” në konfliktin e zgjatur në Ukrainë ishte në anën ruse. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse TASS, presidenti rus tha se Moska dëshironte t’i jepej fund luftës pothuajse dyvjeçare, por, theksoi ai, “vetëm sipas kushteve tona”.

Tags: Lufta Rusi-UkrainëPutinVlodymyr Zelensky
Postimi i mëparshëm

Berisha-Kurtit: Pa pikë marre në airoport ju thotë rruga mbarë atyre që ikin nga Kosova

Postimi tjetër

FBK: Nuk lejohen tifozët mysafirë në ndeshjet e basketbollit

Të ngjajshme Postime

SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein
Bota

SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

24 December 2025
Vuçiq i paralajmëron ambasadorët serbë se “ka nisur një valë e njohjeve të Kosovës”: Të veprojmë, jemi mbështetur për muri
Bota

Vuçiq i paralajmëron ambasadorët serbë se “ka nisur një valë e njohjeve të Kosovës”: Të veprojmë, jemi mbështetur për muri

24 December 2025
Zelensky publikon për herë të parë 20 pikat e planit të paqes
Bota

Zelensky publikon për herë të parë 20 pikat e planit të paqes

24 December 2025
Rusët raportohet se kanë sulmuar një anije tregtare turke në Detin e Zi
Bota

Rusët raportohet se kanë sulmuar një anije tregtare turke në Detin e Zi

23 December 2025
Finlandezët po stërviten për një luftë të mundshme me Rusinë
Bota

Finlandezët po stërviten për një luftë të mundshme me Rusinë

23 December 2025
I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi
Bota

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

22 December 2025
Postimi tjetër
FBK: Nuk lejohen tifozët mysafirë në ndeshjet e basketbollit

FBK: Nuk lejohen tifozët mysafirë në ndeshjet e basketbollit

Lajmet e fundit

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24 December 2025
SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

24 December 2025
Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

24 December 2025
Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu