Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit, përcjell InLajmi.
Mustafa thekson se duhet pranuar të gjithë se jemi në “arrest mendor e intelektual” dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë.
Ai tutje pyet se a është kjo drejtësi shtetërore apo turp kombëtar.

Postimi i plotë i tij:
Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar?
Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit! Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë! IM /InLajmi/