Që 5 orë po përballen me reduktime të energjisë banorët e lagjes “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë gjatë ditës së hënë.
Banorët e kësaj lagje i kanë deklaruar portali se reduktimet kanë filluar në ora 12:40 të ditës së sotme dhe ende vazhdojnë.
“Që 5 orë kemi reduktime të energjise elektrike. Kjo po ndodhë në këtë ditë feste. Kemi kontaktuar KEDS-in, ata na kanë dhënë ka prishje në rrjet, por ende nuk po e rregullojnë”, ka treguar për Front Online ky konsumator.