• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 31 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kuriozitete

Inteligjenca artificiale e karakterizoi vitin 2023

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
31 December 2023
në Kuriozitete
0 0
0
Inteligjenca artificiale e karakterizoi vitin 2023
0
SHPERNDARJE
43
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Si t’i përkufizojmë lajmet më të rëndësishme të vitit të fundit? Përgjigja e qartë në vitin 2023 është duke përdorur inteligjencën artificiale (IA). Në këtë frymë, u kërkova ChatGPT-së së OpenAI dhe Bardit të Google 2 prej mjeteve më të njohura gjenerative të IA-së ta kryejnë punën për mua.

Përgjigjet e tyre dëshmojnë fuqinë e inteligjencës artificiale, por edhe mënyrat se si ajo ka të meta, në këtë rast, në lidhje me standardet redaktoriale në gazetari dhe në krahasim me redaktorët njerëzorë.

ChatGPT më tha se “si një IA, unë nuk kam qasje në kohë reale në ngjarjet e tanishme, apo në internet për t’i ditur ngjarjet specifike të vitit 2023”, para se të ma jepte “një skenar hipotetik bazuar në trendet dhe temat e tanishme”.

Skenari i saj shpresëdhënës përfshiu marrëveshjen e komunitetit global “për një varg masash gjithëpërfshirëse dhe radikale për t’i zvogëluar shumë emetimet e karbonit deri në vitin 2030”, përfundimin e suksesshëm të fazës finale të testimeve të një vaksine kundër kancerit nga shkencëtarët, dhe ndërmjetësimin e një marrëveshjeje nga Kombet e Bashkuara për t’iu dhënë fund tensioneve gjeopolitike në një rajon të paspecifikuar të botës.

Ah, sikur të ishte kështu.

Bardi ishte më shpresëdhënës dhe më i saktë, duke ma dhënë një përmbledhje të lajmeve nga lufta Rusi-Ukrainë (megjithëse ishte deri diku e paqartë se kur kishte nisur lufta), për atë se çfarë ndodhi me ekonominë globale, si dhe hollësi të zhvillimeve teknologjike, përfshirë IA dhe editimin e gjeneve. Nuk e përmendi luftën mes Izraelit dhe Hamasit grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Por, edhe nëse IA-ja nuk mund të shtyhet me një gazetar ende, dalja në sipërfaqe e kësaj teknologjie në vitin 2023 premtoi (ose kërcënoi me, varësisht prej mendimit tuaj) një ndryshim në mënyrën se si njerëzit veprojnë, dhe i rriti çmimet e aksioneve të kompanive të cilat e pranuan atë premtim. Më 2024, prisni përparim më të madh dhe më shumë lajme për luftën e kompanive për ta mbajtur ritmin.

Viti i ardhshëm do të karakterizohet nga plumbat dhe fletëvotimet

Në tetor, militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin, duke i vrarë 1.200 civilë dhe duke i rrëmbyer 240 të tjerë. Sulmi tronditës e i përgjakshëm i cili ishte më vdekjeprurës në historinë e Izraelit nxiti një fushatë ushtarake hakmarrëse tejet të madhe.

Izraeli i ka bombarduar Hamasin dhe grupet e tjera radikale në Gazë për javë të tëra, i ka urdhëruar më shumë se një milionë banorë të Gazës të zhvendosen brenda territorit të tyre të vogël, si dhe i ka vrarë sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë më shumë se 18.000 palestinezë.

Një armëpushim njëjavor në fund të nëntorit për t’ia mundësuar Hamasit t’i lirojë disa pengje izraelite dhe Izraelit t’i lirojë disa të burgosur palestinezë, mbaroi dhe duket se luftimet do të vazhdojnë edhe në vitin 2024.

As lufta në Ukrainë nuk po tregon shenja ngadalësimi. Forcat ruse dhe ato ukrainase po vazhdojnë të luftojnë në lindje dhe në jug të Ukrainës, por të dyja palët pothuajse e kanë humbur momentumin plotësisht. Çelësi për ta ndryshuar këtë ngecje është në duart e Uashingtonit e Brukselit dhe dëshirës së Perëndimit për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën po aq sa edhe në duart e Moskës e Kievit.

Ky ishte, po ashtu, edhe viti kur vështirësitë ekonomike të Kinës u përkeqësuan, me gjithë përpjekjet e Pekinit dhe Uashingtonit për t’i ndrequr marrëdhëniet mes 2 vendeve. Më 2024, ato përpjekje, e madje edhe mundësia që Kina ta pushtojë Tajvanin, do të varen prej asaj që do të ndodhë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara (SHBA).

Nëse Donald Trump e fiton mandatin e dytë si president, atëherë çdo gjë do të jetë e pavendosur dhe e pasigurt, përfshirë të ardhmen e demokracisë së SHBA-së.

Zgjedhjet në SHBA do të jenë ngjarja më përcaktuese politike vitin e ardhshëm, brenda dhe jashtë vendit. Por, edhe ngjarje të tjera të mëdha do të dalin nga kabinat e votimit nëpër botë.

Më shumë se 900 milionë qytetarë me të drejtë vote në Indi do ta vendosin fatin politik të kryeministrit Narendra Modi në pranverën e ardhshme. Meksika mund ta lërë anash traditën e zgjedhjes së burrave në krye të shtetit dhe ta votojë kryetaren e Meksiko Sitit, Claudia Sheinbaum, si presidenten e parë të vendit, shkruan REL.

Ndërkohë, në Rusi po merr formë një garë më pak konkurruese, ku Vladimir Putin është duke kërkuar një mandat tjetër gjashtëvjeçar si president, duke e sfiduar Joseph Stalinin si sunduesin me jetëgjatë të Rusisë.

Tags: ChatGPTInteligjenca artificialeViti 2023
Postimi i mëparshëm

Rritet numri i të vdekurve si pasojë e sulmeve ajrore ruse

Postimi tjetër

Shqipëria përfundon mandatin si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Hasani: Vendi ynë luajti rol dinjitoz

Të ngjajshme Postime

Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta
Kuriozitete

Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

18 July 2025
Nga “letra e murtajës” te pasaporta/ Si u krijua 100 vjet më parë dokumenti i domosdoshëm
Kuriozitete

Nga “letra e murtajës” te pasaporta/ Si u krijua 100 vjet më parë dokumenti i domosdoshëm

6 July 2025
Toka në pikën më të largët nga Dielli – pse është kaq nxehtë?
Kuriozitete

Toka në pikën më të largët nga Dielli – pse është kaq nxehtë?

6 July 2025
Hapni një derë dhe zbuloni diçka rreth personalitetit tuaj
Kuriozitete

Hapni një derë dhe zbuloni diçka rreth personalitetit tuaj

4 July 2025
Nuk do u besoni syve kur të lexoni se sa baktere kanë këllëfët e jastëkëve në verë
Kuriozitete

Nuk do u besoni syve kur të lexoni se sa baktere kanë këllëfët e jastëkëve në verë

3 July 2025
Çka është “kupola e nxehtësisë” dhe si i shkakton ajo valët e forta të të nxehtit?
Kuriozitete

Çka është “kupola e nxehtësisë” dhe si i shkakton ajo valët e forta të të nxehtit?

2 July 2025
Postimi tjetër
Shqipëria përfundon mandatin si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Hasani: Vendi ynë luajti rol dinjitoz

Shqipëria përfundon mandatin si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Hasani: Vendi ynë luajti rol dinjitoz

Lajmet e fundit

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu