Italia është investitori i 2-të më i madh i huaj në Shqipëri për vitin 2023.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin investimet italiane kishin vlerën e 151 milionë euro.
Flukset e investimeve italiane janë rritur me 54% krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar.
Ndërsa stoku i investimeve italiane ka arritur tashmë në 1.39 miliardë euro, në rritje me 26% krahasuar me një vit më parë.
Investimet italiane në Shqipëri mbeten të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë shqiptare, shkruan ATSH.
Ato kryesojnë në sektorë strategjikë të ekonomisë tonë, si në atë financiar, të bankave dhe të shërbimeve.
 
 
 
  
 















