Në raportin 24 orësh të Policisë, pothuajse çdo ditë raportohet për raste të falsifikimit të parasë.
E, vetëm për 11 muaj kjo shifër ka kaluar në mbi 1.000 raste.
“Policia nga 1 janari e deri më 30 nëntor të këtij viti ka iniciuar 1.084 raste ‘falsifikim i parasë’, thuhet në përgjigjen e Policisë për Front Online.
Në Policinë e Kosovës nuk kanë treguar se në cilat rajone po ka raste më të shpeshta të raportimit të parave false.