Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Arben Kingji, së bashku me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, vizituan kontingjentet e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misionin KFOR në Pejë, Kosovë, përcjell InLajmi.
Ata u shprehen mirënjohës e krenar për efektivat, për përkushtimin dhe profesionalizmin në kryerjen e detyrave në mbrojtje të paqes, qëndrueshmërisë dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Postimi i plotë i tij:
Së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj, vizituam nga afër kontingjentet e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misionin KFOR në Pejë, Kosovë. Mirënjohës dhe krenar për efektivat tanë, për përkushtimin dhe profesionalizmin në kryerjen e detyrave në mbrojtje të paqes, qëndrueshmërisë dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon. /InLajmi/