Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Sektor Rinia”, ku ende në rrethana të paqarta, një automjet ka dalë jashtë rruge dhe përfunduar në kanal. Burime policore bëjnë me dije se ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Pas nxjerrjes së mjetit tip Benz është konstatuar dhe humbja e jetës së një personi, shkruan TopChannel.
Policia nuk ka dhënë ende informacion mbi ngjarjen e rëndë rrugore, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e saj. Paraprakisht dyshohet se errësira në rrugë dhe shpejtësia janë shkaktarë të aksidentit vdekjeprurës.