Aktivistët e Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës para Qeverisë së Kosovës, kanë shpalosur “dhuratat” e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurtit, si babadimër, përcjell InLajmi.
Në dhurata kishte mbishkrime të shumëta si “Policia e Kosovës, pa sigurim shëndetësor, pa pagë të dinjitetshme, pa pagesë për rrezikshmëri”, “Sanksione nga BE dhe SHBA”, “Regres Varfëri”, “Shtrejtimi i Energjisë Elektrike 115%”, “Diskriminim i komunave”, “Afera Zdravo”.
Njoftimi i plotë nga PDK:
Aktivistë të Rinisë Demokratike të Kosovës, shpalosin “dhuratat” e Albin Kurtit si babadimër: Skandale, afera dhe keqpërdorime që përkeqësuan jetën e qytetarëve. /InLajmi/