• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Abdixhiku: Ne jemi zgjedhja, nga ne presin zgjidhjen, koha jonë po vjen

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
30 December 2023
në Kosovë
0 0
0
Abdixhiku: Ne jemi zgjedhja, nga ne presin zgjidhjen, koha jonë po vjen
0
SHPERNDARJE
47
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i’u është drejtuar me një letër anëtarëve të LDK-së duke përmendur të arriturat e partisë së tij, përcjell InLajmi.

Abdixhiku tha se teksa po përmbyllim një vit tjetër të angazhimit kolektiv e politik, është koha të reflektojmë në arritjet tona që nuk na u falën por i bëmë me plot përkushtim, me plot dedikim, me punë e me insistim.

Tutje ai tha se viti 2023 ishte vit i ngjarjeve të mëdha për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ishte vit i zgjedhjeve tona të brendshme, që nga vullneti i 35.000 anëtarëve tonë, na dhanë strukturat e reja e Kuvendin X Zgjedhor.

Kryetari i LDK-së tha se viti 2024 do të jetë dhe më i jashtëzakonshëm, u bëri thirrje kolegëve të tij t’i japin Kosovës të ardhmen që ka merituar gjithnjë!

Gjithashtu Abdixhiku faleminderoi secilin për angazhim, duke u uruar një vit me shëndet e me po kaq përkushtim për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

LETËR FUNDVITI ANËTARËSISË

Të dashur anëtarë të Lidhjes Demokratike,

Teksa po përmbyllim një vit tjetër të angazhimit tonë kolektiv e politik, është koha të reflektojmë në arritjet tona që nuk na u falën por i bëmë. I bëmë me plot përkushtim; i bëmë me plot dedikim; i bëmë me punë e me insistim.

Viti 2023 ishte vit i ngjarjeve të mëdha për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ishte vit i zgjedhjeve tona të brendshme, që nga vullneti i 35.000 anëtarëve tonë, na dhanë strukturat e reja e Kuvendin X Zgjedhor. Në këtë manifestim demokracie, ne ngritëm standardin politik sërish. Siç di LDK-ja, siç mundet vetëm LDK-ja. Kuvendi X Zgjedhor ishte manifestim evropian i organizimit partiak. Ishte kulmim i festës, e vulë e vitalitetit partiak të shtrirë në 877 nëndegë në Kosovë e në mërgatë.

Për këtë dua të jeni krenarë të gjithë.

Për këtë dua të ju falënderojë përzemërsisht.

Këtë vit gjetëm dhe ‘Rrugën e Re’; programin tonë politik që buroj nga zëri i padëgjuar i njerëzve tanë; e nga dëgjimi i Lidhjes nëpër çdo anë të Kosovës. ‘Rruga e Re’ na erdh si platformë zhvillimore e kohës. E shërimit të ndarjes së brendshme; e ofrimit të një të ardhme që e meritojmë si shoqëri e Republikë. Atë duhet sot ta shpërndajmë si zë shprese në çdo anë.

Konventa e 19 nëntorit, ndërsa, me plot 8,000 pjesëmarrës për të mbështetur një program politik për herë të parë në Kosovë na erdh si vulë e ngritjes tonë të madhe.

Ishte e bukur, ishte e fortë, ishte e qartë.

E bëtë të bukur, e bëtë të fortë e bëtë të qartë.

Sikurse zgjedhjet, ashtu dhe Kuvendi e Konventa, të shoqëruara me takimet tona nëpër Kosovë dhe jashtë, ishin reflektime të rikthimit të besimit; atij besimi që na kishte humbur për një kohë. Ndryshimi për së mbari i Lidhjes Demokratike, nuk ishte i lehtë, por ishte pikërisht adresim i zërit të padëgjuar të anëtarësisë sonë për një kohë të gjatë. Rikthimin e shtëpisë sonë politike tek anëtarësia, tek vota e vet demokracia, e kishim detyrim.

Këtë detyrim e kulmuam këtë vit.

Ky angazhim masiv natyrisht se nuk u fal. Ky angazhim u bë nga burrat e gratë fituese të Lidhjes Demokratike në të gjitha nivelet. Nga ata e ato që punuan fortë e pa ndalë; që lanë nga vetja gjithçka për një organizim shembullor partiak. Që zgjodhën punën në vend të përbaltjes së brendshme, që tejkaluan vetën në vend të manisë për pozitë. Që kuptuam qartë thirrjen monumentale për ringritje! Fjalëpak e punëtorë, të djathtë, rugovistë e patriotë.

Lidhjen që e kërkuam e gjetëm.

Kjo lidhje na dha gjithë mbështetjen që kemi.

Natyrisht, gjithë ky angazhim i yni, nuk la pa angazhuar cinikët e rinj e kundërshtarët e vjetër të Lidhjes. Të zënë në habi nga një mbështetje me rritje masive, të mbetur jashtë rrjedhave politike, të parët, zgjodhën përqeshjen, të fundit zgjodhën shpifjen dhe urrejtjen. Ringritja e së djathtës e rugovizmit, i tmerron. Qenia jonë i bën më agresiv. Të gjithë kanë një qëllim, të mbysin entuziazmin rreth LDK-së. Do të shtohen më shumë, do të bëhen më të ashpër, do të jenë më ofendues e më me vrerë, por pikërisht atëherë, ne kuptojmë se jemi në rrugë të vërtetë. Pikërisht atëherë, mes zymtësisë së tyre, ne duhet të gjejmë më të bukurën tonë, të vendit tonë, të zërit qytetar që po na kërkon. Pikërisht atëherë do t’i mundim të gjithë, një nga një – për t’u dhënë më pas edhe atyre një Kosovë më të mirë.

Dhe në këtë rrugëtim nuk jemi të vetëm. Kemi fillimisht njëri tjetrin e plot e përplot si ne; dhe kemi gjithmonë njerëzit e këtij vendi. Ata që sot shprehin qartë thirrjen për Lidhjen Demokratike si nevojë e shpëtimit të vendit. Ata janë shumicë!

E keni dëgjuar të gjithë. E shihni të gjithë. E prekni të gjithë në çdo bisedë e takim me fqinj, bashkëpunëtorë, të afërm, të njohur e të panjohur. Ka vetëm një thirrje e një kërkesë: ejani sa më shpejtë!

Ne jemi zgjedhja. Nga ne presin zgjidhjen.

Prandaj koha jonë po vjen.

Ndryshimin e madh në zgjedhje lokale, atë që provojnë ta zvogëlojnë secilën ditë, po atë ndryshim e duan në betejën nacionale.

Për ta bërë këtë ndryshim na duhet veprim. Dhe atë menjëherë. Prandaj veten do ta vendosim në terren. Nga janari i vitit 2024, LDK-ja zbret në çdo anë, në një mobilizim të paparë për një kohë të gjatë. Sepse besojmë në veten; besojmë në programin tonë ‘Rruga e Re’; besojmë në Republikën e Kosovës e në orën e ndryshimit që thërret për ne.

Viti 2023 ishte një vit i jashtëzakonshëm.

E bëtë të tillë. Viti 2024 do të jetë dhe më i jashtëzakonshëm sespe do ta bëni të tillë!

Le të ngrihemi si një.

Le t’i japim Kosovës të ardhmen që ka merituar gjithnjë!

Ju faleminderit secilit për angazhim. Paçi një vit me shëndet e me po kaq përkushtim për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

I juaji, Lumiri. /InLajmi/

Tags: LDKLumir AbdixhikuViti 2023Viti 2024
Postimi i mëparshëm

Eksperti i IT-së zbulon se cili ishte qyteti shqiptar më i kërkuar në Google për vitin 2023

Postimi tjetër

Trump pret vendimin e Gjykatës së Apelit pasi Kolorado e Maine e skualifikuan atë

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Trump pret vendimin e Gjykatës së Apelit pasi Kolorado e Maine e skualifikuan atë

Trump pret vendimin e Gjykatës së Apelit pasi Kolorado e Maine e skualifikuan atë

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu