Vështirë se mund t’i rezistosh shijes tradicionale së kësaj ëmbëlsire të shkrifët, të butë, ëmbëlsuar me sherbet e mjaltë.
E përsosur, e lehtë, e shijshme! Fantastike për t’u shërbyer në raste festash por edhe për të krijuar momente të dashura, të ëmbla në familje.
Revania është një ndër ëmbëlsira më të vjetra shqiptare. Vështirë se mund t’i rezistosh shijes së saj të butë, të shkrifët, të ëmbëlsuar me sherbet dhe mjaltë.
Në çdo shtëpi shqiptare ëmbëlsira e revanisë është më e dashura e të gjitha recetave. Nënat dhe gjyshet e përgatisin këtë recetë përherë në raste të gëzueshme familjare por edhe gjatë fundjavave kur të gjithë kanë mundësi të bashkohen në familje.
Nga kuzhina tradicionale tek ajo moderne e ditëve të sotme, kjo ëmbëlsirë vijon ta ruajë identitetin e saj. Megjithëse e ka traditën nga zonat e jugut të Shqipërisë, kjo recetë përgatitet nga të gjitha amvisat shqiptare në të gjithë vendin.

Amvisat në shumë raste kombinojnë këtë ëmbëlsirë duke shtuar të tjerë përbërës që i shtojnë asaj edhe më shumë shije dhe aromë.
Dhe sjellim një recetë të shijshme të revanisë shqiptare, krejt lehtë për t’u përgatitur në shtëpi si një alternativë fantastike për të shoqëruar dhe ëmbëlsuar drekat apo darkat në familje.
Përbërësit
1 gotë me miell
½ gotë me sheqer
1 gotë me miell misri për ëmbëlsira
4 vezë
1 gotë vaj
1 pako pluhur pjekës
200 gr kos
2 vanilje
2 lugë mjaltë
lekurë portokalli ose limoni (sipas preferencës)
Përgatitja e sherbetit
3 gota ujë
2 gota sheqer
gjysëm portokalli ose limoni (sipas preferencës)
1 shkop kanele
I ziejmë të gjitha bashkë për 10 min dhe i heqim mënjanë që të ftohet.