Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar raportin 36 faqësh të monitorimit për punën e Kuvendit të Repulikës së Kosovës nga Institutit Demokratik i Kosovës me titull “Puna e Kuvendit për vitin 2023”përcjell InLajmi.
Me këtë rast Tahiri, tha se raporti AAK-n e nxjerr në vendin e parë si grup parlamentar në mesatarën për deputet në ngritjen e pyetjeve parlamentare në Kuvend.
Deputeti Tahiri kujton se një aktivitet i GP të AAK-së nuk është evidentuar në raport edhe pse aktiviteti ka ndodhur në Kuvend, por jashtë seancave plenare.
Ai, bëri të ditur kështu se jashtë raportit të KDI-së kanë mbetur 10 tryeza tematike me sindikata, shoqëri civile dhe grupe tjera të interesit që GP i AAK-së ka zhvilluar gjatë vitit.
Tahiri shprehet i kënaqur me vlerësimin nga KDI-ja për angazhimin e deputetëve të AAK-së.
Postimi i plotë i tij:
Një lajm i mirë për Aleancën!
Dje, është publikuar raporti 36 faqësh i monitorimit për punën e Kuvendit të Repulikës së Kosovës nga Institutit Demokratik i Kosovës me titull “Puna e Kuvendit për vitin 2023”.
Ky raport, grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e vendos në vendin e parë si grup parlamentar në mesatarën për deputet në ngritjen e pyetjeve parlamentare në Kuvend.
Po ashtu, në kapitullin ku flet për mungesat e deputetëve, AAK-ja është e para nga partitë opozitare me prezencë me 16.2%, apo vetëm 3.8% më pak se grupi parlamentar i VV-së që udhëheq qeverinë. Ndërsa, në raport me liderët e partive opozitare, kryetari Ramush Haradinaj është i pari me prezencë në seanca në kuvend.
Po ashtu, në aspektin përmbajtjesor, raporti në faqën 15 evidenton rolin e AAK-së në ngritjen e debateve parlamentare duke treguar se “Me kërkesën e 40 deputetëve, nga radhët e partive opozitare, me datën 12 tetor, është thirrur seancë e jashtëzakonshme për trajtimin e një rezolute që synonte të rregullonte ndihmën financiare për Policinë, propozim ky i ardhur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”.
Një temë që nuk është evidentuar në raport pasi që aktiviteti ka ndodhur në kuvend, por jashtë seancave parlamentare, është fakti se grupi parlamentar i AAK-së gjatë vitit 2023 ka organizuar 10 tryeza tematike me sindikata, shoqëri civile dhe grupe tjera të interesit
Jam shumë i kënaqur me ketë vlerësim. /InLajmi/