Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e veshur si kukull Barbie, organizoi mbrëmjen e djeshme pritjen e fundit për medita sa i përket vitit 2023.
Ajo falenderoi të gjithë gazetarët për punën e tyre, veçanërisht ata që kanë qenë në vijë të parë, ndërkohë që tensionet Kosovë-Serbi bëheshin edhe më të nxehta.
Por gjatë pritjes, presidentja pati një fjalim ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht, shkruan Living.al
Fjalimin e përmbylli me fjalinë “This barbie is the president” (kjo barbie është presidente), pasi, siç tha presidentja, shpeshherë është pyetur se përse po vishet me ngjyrë rozë.