• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 13 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Meini heq Trump-in nga fleta e votimit për zgjedhjet paraprake presidenciale

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
29 December 2023
në Bota
0 0
0
Meini heq Trump-in nga fleta e votimit për zgjedhjet paraprake presidenciale
0
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Të enjten Sekretarja e Shtetit të Meinit Shenna Bellows, një demokrate,vendosi të heqë ish-Presidentin Donald Trump nga fleta e votimit për zgjedhjet paraprake presidenciale, në këtë shtet, bazuar në pikën 3 të nenin 14 të Kushtetutës, që trajton rastet se kur një zyrtar nuk kualifikohet për të garuar për një post zyrtar. Me këtë vendim ajo bëhet zyrtarja e parë kryesore që administron ceshtje zgjedhore, e cila ndërmerr nje veprim të njëanshëm, e me pasoja të mundshme në garën e përgjithshme presidenciale.

Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të shtetit dhe zonja Bellows e pezulloi atë deri në një vendim të gjykatës mbi këtë çështje.

Zonja Bellows tha se zoti Trump nuk mund të kandidonte sërish për president, për shkak të rolit të tij në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, duke përmendur pikën 3 të amendamentit 14, që ndalon mbajtjen e një posti publik nga një zyrtar që është betuar se do ta mbështesë Kushtetutën dhe më pas është “angazhuar në kryengritje” kundër saj.

Zonja Bellows e mori vendimin pasi disa banorë të shtetit, përfshirë një grup dypartiak ish-ligjvënësish, sfiduan përfshirjen e zotit Trump në fletën e votimit.

Zyrtarët e fushatës së zotit Trump thanë se do të depozitojnë së shpejti një ankim ndaj këtij vendimi që e quajtën “mizor”.

Avokatët e zotit Trump i kanë kundërshtuar qëndrimet se ish-presidenti u përfshi në rebelim më 6 janar të vitit 2021 dhe kanë argumentuar se komentet e tij ndaj mbështetësve në ditën e sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit, mbroheshin nga e drejta e lirisë së shprehjes.

Ndryshe nga zonja Bellows, në një vendim po të enjten, Sekretarja e Shtetit e Kalifornisë, Shirley Webere përfshiu zotin Trump, në listën e kandidatëve të çertifikuar për zgjedhjet paraprake të 5 marsit, gjë që tregon se ajo mendon se i takon gjykatave, të vendosin mbi përfshirjen ose jo në zgjedhje të një kandidati.

Vendimi i Sekretares së Shtetit të Meinit Bellows do të zbatohet vetëm për zgjedhjet paraprake të marsit në këtë shtet, por mund të ndikojë në statusin e zotit Trump për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit. Vendimi ka të ngjarë të rrisë trysninë mbi Gjykatën e Lartë të vendit për t’i dhënë një përgjigje pikëpyetjeve të ngritura nëse zoti Trump kualifikohet për të garuar në mbarë vendin, bazuar në pikën 3 të Amendamentit të 14 të Kushtetutës.

Tre nga 9 anëtarët e Gjykatës së Lartë, shumica e të cilëve me pikëpamje konservatore jane emëruar nga zoti Trump.

Ndaj ish-Presidentit Trump janë ngritur padi si në nivel federal ashtu edhe në shtetin e Xhorxhias lidhur me rolin e tij në përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, por ndaj tij nuk janë ngritur akuza për kryengritje apo rebelim në lidhje me sulmin e 6 janarit. Ai kryeson garën brenda partisë për të fituar emërimin zyrtar si kandidat për president, me një diferencë të madhe ndaj kandidatëve të tjerë republikanë.

Pak kohë me parë, më 19 dhjetor, Gjykata e Lartë e Kolorados e skualifikoi zotin Trump nga zgjedhjet paraprake të shtetit, duke e bërë atë kandidatin e parë në historinë e vendit që konsiderohet i papërshtatshëm për të garuar për president për shkak të asaj që gjykata e cilësoi si përfshirje e tij në kryengritje.

Vendimi 4 me 3 i Gjykatës së Lartë të Kolorados nuk do të hyj në fuqi deri më 4 janar, një ditë para printimit të fletëve të votimit për zgjedhjet paraprake në këtë shtetet, ose derisa Gjykata e Lartë të marrë një vendim.

Zoti Trump ka thënë se do ta apelojë vendimin e Kolorados në Gjykatën e Lartë dhe e ka kritikuar atë duke e konsideruar vendimin si “jodemokratik”. Të mërkurën Partia Republikane e Kolorados paraqiti ankesën e saj në Gjykatën e Lartë.

Grupet aktiviste dhe disa votues kundër zotit Trump kanë ngritur padi në disa shtete bazuar në pikën tre të Amendamentit të 14-të, i cili u miratua pas Luftës Civile për të mbajtur jashtë posteve qeveritare mbështetësit e ish-konfederatës.

Përpjekje të ngjashme për të skualifikuar zotin Trump në shtete të tjera janë hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë në Miçigan, një shtet fushëbeteje për zgjedhjet e përgjithshme, që nuk pranoi të mërkurën të dëgjonte një akimim, nëpërmjet të cilit kërkohej skualifikim i zotit Trump nga zgjedhjet paraprake presidenciale të këtij shteti.

Meini vlerësohet nga organizatat jopartike që monitorojnë zgjedhjet si një shtet demokrat, që do të thotë se Presidenti Joe Biden ka gjasa të fitojë garën në këtë shtet. Por zoti Trump fitoi një elektor në Mein si në zgjedhjet e vitit 2016 ashtu edhe në 2020, shkruan VOA.

Një kandidati për president i duhet të fitojnë 270 vota të Kolegjit Zgjedhor për të fituar garën për president.

Tags: Donald TrumpSHBAZgjedhje
Postimi i mëparshëm

Analisti austriak: BE dhe SHBA duhet të mbrojnë Kosovën nga Serbia

Postimi tjetër

Komisioni zgjedhor në Serbi refuzon kërkesën e opozitës për anulimin e zgjedhjeve

Të ngjajshme Postime

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet online për shtetësinë amerikane
Bota

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet online për shtetësinë amerikane

12 June 2025
Çfarë kanë mësuar deri më tani hetuesit austriakë rreth sulmuesit në Graz
Bota

Çfarë kanë mësuar deri më tani hetuesit austriakë rreth sulmuesit në Graz

12 June 2025
Rusia synon të pushtojë Odesan dhe të kërcënojë Moldavinë dhe Rumaninë, paralajmëron Zelensky
Bota

Rusia synon të pushtojë Odesan dhe të kërcënojë Moldavinë dhe Rumaninë, paralajmëron Zelensky

12 June 2025
Në të kishte rreth 240 persona – detaje dhe pamje të tjera rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi
Bota

Në të kishte rreth 240 persona – detaje dhe pamje të tjera rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi

12 June 2025
Të paktën 41 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Bota

Të paktën 41 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

11 June 2025
Sulmi tragjik në shkollën austriake, në shtëpinë e autorit policia gjeti bombë
Bota

Sulmi tragjik në shkollën austriake, në shtëpinë e autorit policia gjeti bombë

11 June 2025
Postimi tjetër
Komisioni zgjedhor në Serbi refuzon kërkesën e opozitës për anulimin e zgjedhjeve

Komisioni zgjedhor në Serbi refuzon kërkesën e opozitës për anulimin e zgjedhjeve

Lajmet e fundit

Sveçla: Nuk e kam lexuar planin e Abdixhikut; Bahtiri: Valla nuk ia vlen hiç të lexohet

Sveçla: Nuk e kam lexuar planin e Abdixhikut; Bahtiri: Valla nuk ia vlen hiç të lexohet

13 June 2025
Mediat izraelite raportojnë se Izraeli ka kapur të gjithë dronët e lëshuar nga Irani

Mediat izraelite raportojnë se Izraeli ka kapur të gjithë dronët e lëshuar nga Irani

13 June 2025
Japin dëshmi 2 zyrtarë policorë në seancën gjyqësore në rastin Banjska

Japin dëshmi 2 zyrtarë policorë në seancën gjyqësore në rastin Banjska

13 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 13 qershor ndër vite?

13 June 2025
Receta e thjeshtë e patateve të buta me gjalpë dhe piper

Receta e thjeshtë e patateve të buta me gjalpë dhe piper

13 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe i ngrohtë veror, por pa nxehtësi ekstreme

13 June 2025
Bashkëshorti i lumtur të zgjat jetën

Bashkëshorti i lumtur të zgjat jetën

13 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu