• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 20 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kurti: Jemi vendi me rritje ekonomike më të madhe në rajonin tonë

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
29 December 2023
në Kosovë
0 0
0
Kurti: Jemi vendi me rritje ekonomike më të madhe në rajonin tonë
0
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës Kosovës Albin Kurti, ka mbajtur fjalim për festën e fundvitit me prodhime vendore të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell InLajmi.

Kurti tha se të dhënat ekonomisë në Kosovës tregojnë se ka vend për optimizëm, ku jemi vendi me rritje ekonomike më të madhe në rajonin tonë.

Kryeministri shtoi se ishte vit i qeverisë sonë progresiste me stabilitet institucional, që anti-korrupsionin e bëri rritje ekonomike, kurse lirinë për qytetarët e bëri zhvillim shoqëror.

Tutje ai përmendi edhe në rrafshin e drejtësisë, duket se i është dhënë drita e gjelbër një reforme të rëndësishme Vettingut.

Kurti tha se është rritur numri i trupave në Kosovë, do të rritet edhe për 600 ushtarë të ri në 2024, e është investuar shumë më tepër në mirëpajisjen e tyre.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Fjala ime në festën e fundvitit me prodhime vendore organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!:

Të dashur miq e pjesëmarrës në këtë festë të fundvitit, mirë se keni ardhur në këtë organizim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, një festë me prodhime vendore, një festë që flet edhe këndon shqip.

E di fort mirë që në këtë sallë sporti nuk kemi mundur të mblidhemi të gjithë, për shkak se shumë aktivistët e mbështetësit e Lëvizjes nuk janë me neve sonte por me zemër jemi pranë njëri-tjetrit edhe këtu edhe gjithmonë sa herë ka festa e gëzime, ashtu qysh jemi pranë njëri-tjetrit edhe kur ka nevojë për beteja, edhe kur bënim protesta në mbrojtje të vendit tonë e të popullit tonë, të tokës tonë e të drejtave tona.

Sonte, këtu me neve, ka shumë deputetë e ministra, kryetarë komunash e gazetarë, përfaqësues të bizneseve e anëtarë të shoqërisë civile, diplomatë e shumë të tjerë të cilët janë ftuar nga aktivistët tanë për të festuar së bashku. Gëzuar Vitin e Ri 2024 të gjithëve, mirë se keni ardhur në këtë ndejë të Lëvizjes, ku uroj të njihemi e të krijojmë miqësi të forta e korrekte me njëri-tjetrin.

Të nderuar të pranishëm. Të dhënat e ekonomisë në Kosovës tregojnë se ka vend për optimizëm. Jemi vendi me rritje ekonomike më të madhe në rajonin tonë. Natyrisht, e dimë se ka edhe vështirësi, sepse ne e kemi nisur prej një starti shumë të ulët, jo prej zeros po prej minusit. Por, ka edhe arsye për festë. Sepse ishte vit i qeverisë sonë progresiste me stabilitet institucional, që anti-korrupsionin e bëri rritje ekonomike, kurse lirinë për qytetarët e bëri zhvillim shoqëror. Pikërisht besimi i publikut në qeverisjen demokratike solli edhe dividendë ekonomike për shtetin dhe për popullsinë.

Progresi ynë të dashur aktivistë nuk ka pasur dysheme. Sepse Kosovën na e patën lënë në bodrum. Sot, progresi ynë nuk ka tavan. Kur rritesh, rriten edhe mundësitë për t’u rritur. Buxheti në vitin e ardhshëm 2024 është 35% më i lartë sesa ai në vitin 2021. E në vitin e ardhshëm Bruto Produkti Vendor do të jetë mbi 10 miliardë apo 50% më e lartë se para 3 vjetëve.

Ndryshimet e mëdha si këto bëhen me njerëz që kanë zell, për të mos u ndalur asnjëherë e deri në fund. Për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes dhe sidomos pas marrjes së saj. Qeveritë e tilla i dalin hakut popullit. E tillë është qeverisja jonë sepse të këtillë na do neve populli. Ju falemnderit për mbështetjen e vazhdueshme që na ka bërë të pandalshëm.

Sot, jemi të vendosur si ditën e parë në detyrë dhe si ngahera, që të bëjmë çdo gjë të nevojshme që jetët e secilit shtetas të Kosovës dhe të secilit njeri që jeton në Kosovë, të ndryshojnë pozitivisht në aspektin ekonomik e që vendi ynë të ecë përpara me ritme gjithnjë e më të shpejta drejt zhvillimit.

Për këtë arsye edhe buxheti i Kosovës pra është rritur nga viti në vit, duke kapur rekord jo vetëm në shifrën nominale, por edhe rekord të rritjes së tij. Një pjesë e madhe e buxhetit, afër 900 milionë euro, do të jenë të dedikuara për investime kapitale gjatë vitit 2024. Këto do të jenë në funksion të ndërtimit të infrastrukturës më moderne që e ka pasur ndonjëherë Kosova. Këto gjithashtu përveç rrugëve e autostradave do ta lidhin Kosovën edhe me shumë vendet të tjera posaqërisht me vendet fqinjë ku do të kemi edhe investime për rrjetin hekurudhor modern, që na bën pjesë të hekurudhave evropiane, si dhe për telekomunikacion me rrjetin 5G, apo për energji diellore, me parqe diellore, pra me energji të qëndrueshme e të ripërtrishme.

Punësimi te gratë është rritur nga 110.000 në 140.000, te rinia nën 25 vjeç është rritur nga 29.000 në mbi 61.000, kurse në përgjithësi nga 350.000 në mbi 410.000 të punësuar, apo mbi 17% rritje e punësimit për më pak se 3 vjet.

Në anën tjetër, përmes rishpërndarjes ekonomike, me masat tona mbështetëse e subvencionim, jemi munduar që të bëjmë drejtësi sociale dhe t’u dalim në ndihmë si shtet atyre që kanë nevojë e që u takon sidomos tani kur bota po kalon një krizë të shumëfisht e posaqërisht atë me inflacionin. Shtesat për fëmijë, për nënat lehona, shtesat e njëhershme jo vetëm një herë për pensionistë, bursat për studentë, subvencionet e shumëfishuara për bujqit tanë, për pajisjet efiçiente për familjet, për bizneset ishin vetëm disa prej ndërhyrjeve tona si qeverisje të cilat natyrisht se po sjellin rezultat dhe po ndikojnë direkt në ekonomitë tona familjare.

Sidoqoftë ne nuk e harrojmë që jemi popull me origjinë kryesisht fshatare, dhe ende gjysma jonë si popullsi jeton në fshat. Fshati ka qenë në vëmendjen tonë të vazhdueshme, dhe për fermerët, bujqit e blegtorët kemi patur dhe vazhdojmë të kemi një program intensiv subvencionesh, që ka mundësuar rritjen edhe sasiore edhe cilësore të prodhimit vendor, e që shumë nga këto prodhime i kemi sot në këtë ndejë, falë bizneseve tona patriotike. Gëzuar të gjithëve me prodhime të Kosovës, e mos harroni, për festa blini shqip e konsumoni prodhime vendore.

Të nderuar të pranishëm,

Në rrafshin e drejtësisë, duket se i është dhënë drita e gjelbër një reforme të rëndësishme – Vettingut. Këto reforma do të duhet disa vite që të japin rezultate, mirëpo janë të domosdoshme për të rregulluar dhe për të garantuar mirëfunksionimin e drejtësisë, që duhet të jetë një nga shtyllat e vendit tonë demokratik.

Për herë të parë Kosova tani ka qeveri pa kurrfarë lidhjesh me krimin e organizuar dhe pa frikë ndaj tij. Përkundrazi, tash pra është krimi i organizuar, në veri e në jug, që tmerrohen nga qeveria: ose ikin ose dorëzohen. Eh, vetëm sikur edhe prokurorët sikur t’i kishim pak më të guximshëm edhe gjyqtarët t’I kishim pak më punëtorë, nga kampionë ballkanikë siç jemi do të mund të bëheshim kampionë evropianë.

Në sektorin e mbrojtjes, është rritur numri i trupave në Kosovë, do të rritet edhe për 600 ushtarë të ri në 2024, e është investuar shumë më tepër në mirëpajisjen e tyre. Ushtarëve e oficerëve tanë u uroj një vit të ri të mbarë, në familjet e tyre të vogla, por edhe në familjen e tyre të madhe që është ushtria jonë, FSK-ja jonë moderne dhe e aftë. Ushtria dhe policia janë garancione jo vetëm të sigurisë sonë shtetërore, jo vetëm të drejtësisë të të drejtave por njëkohësisht edhe e progresit të cilin po e përjetojmë dhe jetojmë së bashku.

Sa i përket politikës së jashtme, mesazhi ynë i pandërprerë është ai i bashkëpunimit, i paqes dhe i integrimit. Fatkeqësisht vazhdojnë të jenë në fuqi masat e padrejta ndaj nesh, e nuk ka masa ndaj atyre që strehojnë dhe armatosin terroristë. Megjithatë ka patur lajme të mira edhe nga politika e jashtme, agjenda integruese e Kosovës është përparuar dhe kemi patur disa anëtarësime të vlefshme në organizata ndërkombëtare e gjallërim aktivitetesh diplomatike në shumë vende të botës.

Të nderuar të pranishëm,

Jetojmë në një kohë kundërthëniesh dhe krizash, si njerëzim përjetuam pandeminë, tash luftëra të mëdha që shtohen për nga numri e intesiteti, e me shumë viktima, e në shumë vende politika po tronditet prej rritjes së forcave të ekstremit të djathtë që kërkojnë ndryshime radikale shpesh edhe me implikime gjeopolitike. Edhe në Kosovë kemi patur sfida. Viti 2023 ka qenë një vit jo i lehtë në rrafshin e sigurisë, sidomos në veri të vendit, për arsye që i dimë sepse i kemi parë e që nuk dëshiroj t´i përsëris këtu. I kemi tejkaluar këto sfida me sukses, për shkak të angazhimit institucional dhe veprimit profesional të të gjitha hallkave të institucioneve të sistemit. Ata që kanë menduar se me sfida të tilla do ta nxjerrin Kosovën të dobët, e kanë parë tashmë në mënyrë të pakundërshtueshme se Kosova është edhe e forte edhe e vendosur, se është në gjendje të mbrojë vetveten dhe njerëzit e saj, të të gjitha komuniteteve pa dallim.

Aktori kryesor që dëshiron destabilizimin e Kosovës sonë dihet se qëndron në Beograd, megjithatë dua të theksoj sonte siç e kemi potencuar gjithmonë në Lëvizje tonë, fajin për këtë nuk e kanë të gjithë serbët e Kosovës e as të gjithë serbët e Serbisë. Ne e dimë që shumica dërmuese e popullit serb ashtu si edhe e çdo populli në botë, dëshiron paqe në jetën e vet dhe paqe me fqinjët e vet. Në këtë kohë festash të fundvitit ku zakoni e lyp të urohet plotësim i dëshirave, unë i uroj popullit serb në Serbi të gjejë drejtimin kah plotësimi i dëshirave siç janë demokracia, drejtësia e paqja, ndërkaq serbëve të Kosovës u uroj integrim të plotë dhe zhvillim krah për krah me të gjithë neve, sepse Kosova e ka të ardhmen e ka të sigurt, në gjirin e vendeve demokratike, evropiane e të zhvilluara. Kosova e ka të ardhmen e sigurt sepse e tillë është vendosmëria jonë, si shoqëri, si qeveri, si shtet, aktualisht dhe historikisht.

Të dashur aktivistë, qytetarë, e zyrtarë,

I përshëndes gazetarët që kanë raportuar çdo ditë nga vendet ku gjatë vitit 2023 pati përpjekje të krijohen vështirësi, tensione, pengesa, sfida për Kosovën tonë të dashur. I përshëndes edhe katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës, që po dëshmojnë çdo ditë se puna e tyre është në të mirë të komunitetit. Kryetarët e komunave në veri të Kosovës janë shqiptarë, por me projektet e tyre zhvillimore po çojnë atje investime e institucione që kurrë përpara nuk janë bërë. Edhe një herë e përsërisim, nuk duam që t’i vlerësojmë zyrtarët e komunave dhe as të institucioneve në përgjithësi nga etnia, duam që ata t’i vlerësojmë, t’i respektojmë, t’i shpërblejmë për nga punët që ata bëjnë. Etnicizimi i skajshëm i politikës është nocion i prapambetur, ndërsa bashkëpunimi mes etnive dhe jo ngritja e mureve, është vizioni ynë për të ardhmen. I ftoj edhe diplomatët e huaj, të bashkëpunojnë me ne për të çuar përpara këtë vizion integrues e bashkëpunues, e të mos e mbajmë vendin dhe rajonin peng të vizioneve të shkuara që kanë premtuar ndarje e territorializim mbi baza e vija etnike.

Na mbetet shumë për të bërë, por ne nuk do të ndalemi dhe ditë pas dite do të forcojmë institucionet tona e do ta fuqizojmë Republikën e Kosovës. Ndryshimet që ndodhin gjatë një dite nuk duken, ato që ndodhin përgjatë një viti duken pak, por ato të cilat bëhen përgjatë një mandati qeverisës janë të dallueshme, e këto do të prezantohen nga ne gjatë vitit që vjen 2024, i cili është edhe viti i katërt, teksa po i afrohemi zgjedhjeve të reja.

Në opinionin publik Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet forca fituese, por kjo nuk mjafton. Është puna e përditshme e aktivistëve tanë, që angazhohen për evidentimin e problemeve në vendet ku ata jetojnë e banojnë e punojnë, në fshatra e në lagje, kjo punë ia jep Lëvizjes forcën jetësore dhe betejat e fituara. Prandaj të dashur aktivistë, ta mbajmë afër njëri-tjetrin, ta vazhdojmë punën, t’i vazhdojmë betejat. Nuk ka te ne “Bac u Kry”. Puna e një dite, pasohet nga puna e ditës së nesërme, puna e një viti pasohet nga puna e vitit të ardhshëm. Puna e bën njeriun, e ne nuk mund të ndalemi së punuari për vendin tonë, për kombin tonë, për shoqërinë tonë, për Republikën tonë, e për ardhmërinë tonë.

Në vitin 2024, le të jetë një vit i solidaritetit me qytetarët dhe i solidaritetit tonë të brendshëm. Le ta flakim çfarëdo dromce lakmie apo çfarëdo grimce hatërmbetje. Mos u krahasoni asnjëri me njëri-tjetrin, duajeni njëri-tjetrin; krahasohuni me vetveten dhe bëhuni më të mirë se vetvetja.

Të dashur aktivistë të Lëvizjes dhe zyrtarë të institucioneve,

Kontributin dhe sakrificën i kemi detyrë. Gëzimi që na e shkakton rezultati për qytetarët i angazhimit tonë është i vetmi shpërblim që duhet ta duam. Kontributin e japim me punë. Sakrificën e bëjmë me guxim. Festën e mbajmë me këngë. Kontribut, sakrificë dhe festë. Sepse: punë, guxim dhe gëzuar Viti i Ri 2024!

Ju falemnderit të gjithëve, secilës e secilit, dhe mos harroni duajeni njëri-tjetrin. Urimet më të përzemërta për mbarësi e shëndet në familjet tuaja e të gjithë të dashurit tuaj! Gëzuar! /InLajmi/

Tags: Albin KurtiQytetarët e KosovësViti 2023
Postimi i mëparshëm

Basketbollisti amerikan largohet nga KB Peja

Postimi tjetër

Pas sulmit, Universiteti i Pragës do të qëndrojë i mbyllur deri në fund të janarit

Të ngjajshme Postime

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit
Kosovë

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët
Kosovë

AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët

17 December 2025
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro
Kosovë

Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro

17 December 2025
Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë
Kosovë

Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë

16 December 2025
KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore
Kosovë

KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore

16 December 2025
Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Kosovë

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

15 December 2025
Postimi tjetër
Pas sulmit, Universiteti i Pragës do të qëndrojë i mbyllur deri në fund të janarit

Pas sulmit, Universiteti i Pragës do të qëndrojë i mbyllur deri në fund të janarit

Lajmet e fundit

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

19 December 2025
Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

19 December 2025
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

18 December 2025
Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu