Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku foli në lidhje situatën e sigurisë në Kosovë.
Haliti tha se është e pamundur që Vuçiq të ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj Kosovës, pasi do të ishte një sulm ndaj NATO-s dhe Beogradi e ka provuar nëjherë fuqinë e aleancës.
Por ai nuk përjashtopi mundësin e sulmeve të mundshme në Kosovë.
Haliti theksoi se Serbia përmes grupeve paramilitare, apo duke organizuar të ashtëquajtura kryengritje të serbëve në Veri, mund të tentojë destabilizimin e Kosovës, shkruan euronews.
“Vuçiq nuk është në pozicion që të urdhërojë ushtrinë që të sulmojë Kosovën, pasi e kanë provuar NATO-s. Një sulm ndaj Kosovës do të ishte një sulm kundër NATO-s, një sulm kundër rezolutër 1244. Por Vuçiq mbështet forca të cilat kanë në plan të organizojnë sulme dhe të ashtëquajtura kryengritje në pjesën e Zubin Potokut me qëllim ta lënë situatën e destabilizuar në Kosovë. Ne jemi në bisedime të vazhdueshme me Serbinë, ajo ka realizuar 3 marrëveshje të nënshkruara dhe me siguri do të hidhet te qeveria e Kosovës dhe topi është te Asocacioni”, tha ai.