• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 29 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Pavarësisht ligjeve, shumë pak gra në Kosovë kanë prona të paluajtshme në emrin e tyre

Alia Ferunaj nga Alia Ferunaj
28 December 2023
në Kosovë
0 0
0
Pavarësisht ligjeve, shumë pak gra në Kosovë kanë prona të paluajtshme në emrin e tyre
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse Kushtetuta e Kosovës ua garanton të drejtën për pronë të gjithëve, janë më pak se 20% e pronave të paluajtshme që janë të regjistruara në emër të grave.

Shukrija me vite kishte kërkuar nga bashkëshorti i saj që shtëpinë e ndërtuar bashkërisht në Prishtinë, ta regjistronin në emër të të 2, por kot.

“Sipas tij, ka mjaftuar të jetë në emrin e tij. Nuk e di nëse ka pasur presion nga familjarët apo zakonet”, thotë pensionistja 68-vjeçare, dikur punonjëse në sektorin publik.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon se ka mbetur e ve nga viti 2003. Atëkohë thotë se i është dashur të largohet edhe nga shtëpia e saj, për shkak të presionit të familjarëve të bashkëshortit.

Sipas saj, ata pretendonin se shtëpia u takon atyre, meqë çifti nuk kishte fëmijë.

Pas disa vitesh, Shukrija nisi procedurat gjyqësore për rikthimin e së drejtës mbi pasurinë e saj, por ato vijojnë ende dhe Shukrija vazhdon të banojë në një shtëpi të të afërmve të saj.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë Kadastrale të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, janë 608.317 prona të regjistruara prej tyre 476.394 ose 78.31% në emër të burrave dhe 119.728 ose 19.68% në emër të grave.

Në këto statistika, megjithatë, nuk saktësohet se sa gra janë pronare të vetme dhe sa në bashkëpronësi.

Ky hendek në shifra ekziston pavarësisht ligjeve dhe udhëzimeve që përcaktojnë se të gjithë qytetarët e Kosovës mund të kenë prona në emrin e tyre dhe se asnjëri nuk mund të privohet nga kjo e drejtë.

Për më tepër, në Ligjin për Familje thuhet se “prona e fituar me punë gjatë martesës, është e përbashkët”.

Ndikimi i normave shoqërore

Nga sektori civil thonë se përqindja e pronave në emër të grave, është tejet e ulët, marrë parasysh edhe faktin se më shumë se gjysma e popullsisë 1.7 milionëshe të Kosovës i takon gjinisë femërore, sipas Agjencisë së Statistikave.

Edona Selimi, nga Nisma për Drejtësi dhe Barazi, INJECT, thotë se tradita patriarkale në vend i favorizon djemtë në trashëgimin e pronave, ndërsa vajzat dhe gratë i bën të cenueshme ndaj formave të ndryshme të diskriminimit, përfshirë edhe dhunën në baza gjinore.

Sipas saj, pronat do t’u ofronin grave siguri si fizike, ashtu edhe ekonomike.

Në organizatën e saj, INJECT, gratë viktima të dhunës në familje marrin këshilla juridike falas.

“Një numër i madh i grave që përjetojnë dhunë në familje [nga bashkëshorti], hezitojnë t’i fillojnë procedurat e shkurorëzimit, pasi që nuk kanë mbështetje financiare, nuk kanë prona në emër të tyre e as trashëgimi në familjet e tyre. Janë të papuna dhe nuk kanë ku të shkojnë. Në këto raste, shumica detyrohen të kthehen te kryesi i dhunës”, thotë Selimi.

Kosova e ka Ligjin për Trashëgiminë, i cili qartazi përcakton se ndarja e pasurisë bëhet në mënyrë të barabartë, pa përjashtuar anëtarët në baza gjinore. Megjithatë, ky ligj përfshin edhe heqjen dorë në mënyrë vullnetare nga trashëgimia.

Sipas vlerësimeve të organizatave të ndryshme në Kosovë, vetëm rreth 4% e grave janë trashëguese të pronave familjare. Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e punësimit të grave është nën 20% dhe ato paguhen më pak sesa burrat.

REL-i ka raportuar edhe më herët se si gratë viktima të dhunës në Kosovë, në mungesë të pavarësisë ekonomike, detyrohen të durojnë dhunë, të zhvendosen në strehimore, apo të ikin përkohësisht dhe të kthehen prapë te dhunuesi.

Mosqasja e grave në prona të paluajtshme ka pastaj efekt zinxhiror, përkatësisht pasoja drejt fuqizimit dhe mundësive ekonomike.

Mirlinda Kusari-Purrini, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Afariste të Gruas “SHE-ERA”, thotë se shumë gra kanë ide kreative për të filluar një biznes, por nëse nuk kanë prona të regjistruara në emër të vetin, atyre u kufizohet qasja në kredi bankare.

Prona e paluajtshme hyn në kuadër të hipotekës që bankat kërkojnë për të siguruar përmbushjen e detyrimit ndaj kredive.

“Prona është pengesa kryesore që gratë nuk i lejon të zhvillohen”, thotë Kusari – Purrini.

Në një raport të publikuar në nëntor nga Instituti për Studime të Avancuara GAP thuhet se në bankat komerciale të Kosovës, vlera e kredive të marra nga burrat arrin në 1.53 miliard euro, ndërsa nga gratë në 642 milionë euro.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në gjysmën e vendeve të botës, gratë nuk janë ende në gjendje të kërkojnë të drejta të barabarta mbi tokën dhe pronën. Më pak se 15% e të gjithë pronarëve të tokave në botë janë gra.

Si të përmirësohet ky trend?

Në përpjekje për ta ngushtuar këtë hendek, Qeveria e Kosovës, në vitin 2016, ka hartuar një udhëzim administrativ, i cili i obligon bashkëshortët që pronën e blerë së bashku, ta regjistrojnë në emër të të 2, përveç nëse ndonjëri heq dorë në mënyrë vullnetare.

Noterët te të cilët blerësi dhe shitësi lidhin kontratën dhe pastaj me atë kontratë blerësi e regjistron pronën në zyrën kadastrale komunale, thonë se ka një rritje të regjistrimit të pronave në emër të të 2 bashkëshortëve.

Sipas një deklarate të Odës së Noterëve të Kosovës, për këtë qëllim ka edhe një stimul, sepse regjistrimi i pronave në emër të të 2 bashkëshortëve bëhet pa pagesë.

Nga koha kur ky udhëzim ka hyrë në fuqi, numri i pronave të regjistruara në emër të grave është rritur për rreth 4%, përkatësisht nga 16% në afro 20%, sipas Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Në mars të vitit të kaluar, afati i këtij udhëzimi administrativ është shtyrë deri në vitin 2029.

“Synimi ynë nuk ka qenë vetëm çështja e fuqizimit të rolit të gruas në proceset e divorcit, por e dimë se (prona) është parakusht edhe për fuqizimin ekonomik të grave. Thjesht, gratë të mos jenë të penalizuara, nëse dëshirojnë të kenë ndonjë iniciativë të biznesit”, thotë Edi Gusia, kryeshefe ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore, e cila funksionon në kuadër të Zyrës se Kryeministrit të Kosovës.

Përfaqësues të sektorit civil pohojnë se Kosova ka ligje të mira në këtë aspekt, por se ato nuk zbatohen në masë.

Selimi, nga organizata INJECT, thotë se gjatë takimeve të ndryshme me gra, sidomos në zonat rurale, ka vërejtur se ato nuk janë të informuara mirë për të drejtën e tyre ligjore.

“Prandaj, për ta rritur numrin e pronave të regjistruara në emër të çifteve, nevojiten fushata informuese për gratë nëpër vise rurale dhe zbatim i ligjeve nga mekanizmat përgjegjës”,thotë Selimi.

Në një raport të Zyrës së Komisionarit të Lartë për të Drejta të Njeriut në Kombet e Bashkuara flitet, po ashtu, për rëndësinë e pjesëmarrjes së organizatave dhe grupeve të grave në të gjithë hapat e zhvillimit të politikave të strehimit, si dhe në përpunimin e ligjeve të reja, në mënyrë që nevojat e grave të merren parasysh.

Tags: Agjensia e Statistikave të Kosovës (ASK)Fuqizimi i gravePronat
Postimi i mëparshëm

Nagavci prezanton punën në arsim gjatë vitit 2023: I prisnim rezultatet e PISA

Postimi tjetër

Tahiri: Zhvillimi më i mirë në 2024 do të ishte largimi i kësaj qeverie

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Kosovë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi

27 June 2025
Pamjet nga droni tregojnë dëmin që e shkaktoi zjarri mbrëmë në një ndërtesë në Emshir
Kosovë

Pamjet nga droni tregojnë dëmin që e shkaktoi zjarri mbrëmë në një ndërtesë në Emshir

27 June 2025
“Pastrimi” në përpjekje për heqjen e bërllokut të grumbulluar, pas mbi një muaji greve
Kosovë

“Pastrimi” në përpjekje për heqjen e bërllokut të grumbulluar, pas mbi një muaji greve

27 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Sot pritet mot me destabilizim dhe më i freskët

27 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Sot do të “skuqet” termometri, temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë celsius

26 June 2025
Postimi tjetër
Tahiri: Zhvillimi më i mirë në 2024 do të ishte largimi i kësaj qeverie

Tahiri: Zhvillimi më i mirë në 2024 do të ishte largimi i kësaj qeverie

Lajmet e fundit

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Karakteristikat e një abuzuesi emocional

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

28 June 2025
Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

27 June 2025
Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

27 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu