Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagat e muajit dhjetor për sektorin publik, duke përmbyllur kështu vitin fiskal sa i përket shpenzimeve, përcjell InLajmi.
Murati tha se nëse llogariten edhe shtesat që u ekzekutuan para 2 ditësh, janë rreth 140 milionë euro pagesa të bëra në llogaritë e qytetarëve, vetëm këtë javë.
Tutje ministri tha se do të ishte mirë që secili të blejë produkte vendore për të forcuar ekonominë e vendit, e sidomos tani në festat e fundvitit.
“Sa më shumë produkte vendore që blejmë, aq më shumë rritet punësimi e ekonomia. E kjo pastaj na mundëson që të rrisim buxhetin, e me më shumë buxhet rriten edhe pagat dhe mbështetja për të gjithë qytetarët”, potencoi Murati.
Postimi i plotë i tij:
Festoni me produkte vendore!
Sot kemi ekzekutuar edhe pagat e muajit dhjetor për sektorin publik, duke përmbyllur kështu vitin fiskal sa i përket shpenzimeve.
Nëse llogarisim edhe shtesat që u ekzekutuan para 2 ditësh, janë rreth 140 milionë euro pagesa të bëra në llogaritë e qytetarëve, vetëm këtë javë.
Do të ishte mirë që secili prej nesh të japim kontribut në forcimin e ekonomisë duke blerë sa më shumë prodhime vendore, sidomos në kohë festash si tani.
Sa më shumë produkte vendore që blejmë, aq më shumë rritet punësimi e ekonomia. E kjo pastaj na mundëson që të rrisim buxhetin, e me më shumë buxhet rriten edhe pagat dhe mbështetja për të gjithë qytetarët. /InLajmi/