Përballja me grupet terroriste në veri të vendit, po konsiderohet si sfida kryesore e Policisë së Kosovës gjatë vitit 2023, në konferencën e fundit për këtë vit Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,tha se vitin që po e lemë pas u përballëm me sulme në veri, kidnapim e sulme terroriste që mori jetën e heroit Afrim Bunjaku. Kemi dëshmuar se asnjë sulm nuk na zmbraps dhe lufta kundër terrorizmit nuk ka kompromis raporton InLajmi.
“Vitin që po e lemë pas u përballëm me sulme në veri, kidnapim e sulme terroriste që mori jetën e heroit Afrim Bunjaku. Kemi dëshmuar se asnjë sulm nuk na zmbraps dhe lufta kundër terrorizmit nuk ka kompromis. Asnjë suksese nuk vlen nëse nuk është arritur mbi vlerat demokratike. Duke njohur kontributin e sakrificën e heronjve para nesh, e kemi obligim ruajtjen e shtetit tonë” tha ai.
Sveçla thekson se kanë dhënë mbështetje për Policinë dhe do të rritet edhe më tutje, duke njohur sfidat dhe rolin e secilit.
“Lufta ndaj së keqes duhet të jetë norma e shtetit tonë. Kemi dhënë mbështetje për Policinë dhe do të rritet edhe më tutje, duke njohur sfidat dhe rolin e secilit prej jush, arrijmë objektivat tona së bashku”, tha Ministri i Punëve të Brendshme.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se situata në Kosovë ka qenë e qetë, përveç në veri të vendit ku siguria ka qenë e cenuar nga grupet terroriste, të inskenuara nga Republika e Serbisë.
“Situata në Kosovë ka qenë e qetë, përveç në veri të vendit ku siguria ka qenë e cenuar nga grupet terroriste, të inskenuara nga Republika e Serbisë. Duke u ndalë në këtë konstatim po nxjerrim disa sulme. Janë protestat e dhunshme që kanë ndodhur në 4 komunat veriore me rastin e hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, ku janë sulmuar policia, pjesëtarët e KFOR-it, gazetarët e qytetarët. Një ndër sulmet më të mëdha ka qenë kidnapimi i zyrtarëve policor nga gjandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës. Pastaj sulmi terroristi në Banjskë ku jeni të informuar mbi këtë sulm dhe suksesin e arritur” tha ai.
Hoxha ka paraqitur të arriturat e këtij institucioni për këtë vit.
“Gjatë 2023-ës, janë 26.384 vepra penale dhe 19.666 kundërvajtje dhe raste te natyrave tjera. Janë zbatuar 834 urdhër kontrolle bastisje, janë hetuar 2 209 persona të dyshuar, 1.310 persona janë arrestuar, prej tyre 56 janë zyrtarë publik. Ndërsa janë shkatërruar 23 grupe kriminale” theksoi ai.
Drejtori i Policisë përmendi edhe arrestimin e 3 personave si të dyshuar për krime lufte në Kosovë.
“Më datë 04.08.2023 në pikë kalimin kufitar në Merdare është arrestuar një person i dyshuar për krime lufte gjatë periudhës kohore 1998-1999, në Istog. I dyshuari gjatë luftës ka qenë në pozitën e kryeshefit në stacionin policor në Istog. Gjithashtu më datën 05.08.2023, janë arrestuar edhe 2 persona njëri prej tyre ka qenë komandant i nënstacionit policor në fshatin Rakosh të Istogut”, tha tutje Hoxha.
Afrim Bunjaku është polici i Kosovës që humbi jetën në krye të detyrës, teksa po i bënte ballë serbëve në fshatin Banjska të Leposavçit.