• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Gjermania, shifra rekorde në eksportin e armëve

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
28 December 2023
në Bota
0 0
0
Gjermania, shifra rekorde në eksportin e armëve
0
SHPERNDARJE
54
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria gjermane miratoi eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në vlerë prej të paktën 11 miliardë e 710 milionë euro deri në mes të dhjetorit 2023. Ky është një bilanc prej rreth 25% më i lartë se në vitin rekord 2021, kur eksportet arritën në 9.35 miliardë euro, e madje 40% më shumë se vitin e kaluar dhe vitin e parë të koalicionit aktual qeverisës të Socialdemokratëve (SPD), të Gjelbërve dhe Liberalëve (FDP).

Vetëm pak më shumë se 1/3 e këtyre pajisjeve shkuan në Ukrainë – ku kanë shkuar armë dhe pajisje në vlerë prej rreth 4.15 miliardë euro. Në të njëjtën kohë, ishin të Gjelbrit, asokohe në opozitë në kohën e qeverisë së Angela Merkelit, ata që shtronin shpesh pyetjen se sa armë eksportoheshin dhe kujt. Tani ata janë në qeveri të Scholzit dhe duhet t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve për këto çështje.

Deri më 12 dhjetor 2023, qeveria miratoi eksportin e armëve me vlerë 6.15 miliardë euro dhe pajisjeve të tjera ushtarake me vlerë 5.57 miliardë euro. Çështja e armëve gjermane që përfundojnë në disa konflikte të armatosura me qëllime të dyshimta ngrihet vazhdimisht. Fakt është që pothuajse 90% e këtyre eksporteve, me përjashtim të Ukrainës, shkuan në NATO, BE dhe vendet aleate me status të ngjashëm, si Japonia, Australia apo Koreja e Jugut. Armë janë eksportuar edhe në Turqi, e cila po ashtu është anëtare e NATO-s, por është e përfshirë në fushata ushtarake kundër kurdëve në Sirinë fqinje është nën kritika të ashpra në Gjermani.

Ukraina, Norvegjia, Hungaria…

Pas Ukrainës, Norvegjia renditet e dyta në listën e eksporteve të armëve dhe pajisjeve gjermane (me 1.2 miliardë euro). Pasojnë Hungaria (1.03 miliardë), Britania e Madhe (654.9 milionë), SHBA (545.4 milionë) dhe Polonia (327.9 milionë). Vetëm në vendin e shtatë është një vend që nuk është anëtar i NATO-s – Izraeli. Megjithatë, duhet thënë se bëhet fjalë për 323.2 milionë euro, një shifër dhjetë herë më e lartë se në vitin 2022. Pjesa më e madhe e eksporteve është miratuar pas sulmit terrorist të Hamasit në Izrael dhe pjesa më e madhe prej rreth dyqind artikujve individualë i referohet komponentëve të mbrojtjes ajrore dhe pajisjeve të komunikimit.

Tanku gjerman Leopard 2

Izraeli ndiqet nga Koreja e Jugut (256.4 milionë), ndërsa më pas vijnë edhe vendet e diskutueshme për të drejtave të njeriut, si Emiratet e Bashkuara Arabe (78.2 milionë euro deri në fund të nëntorit të këtij viti), Egjipti (40,3 milionë), Katari (15.1 milionë) dhe Arabia Saudite (13.3 milionë).

As politikanët e koalicionit qeverisës nuk janë të kënaqur për këtë eksport rekord të armëve gjermane: politikani i SPD Ralf Stegner vlerësoi se ky ishte “lajm i keq”, sepse ishte ky koalicion dhe kancelari Olaf Scholz që donte të vendoste rregulla edhe më të rrepta dhe të ndalonte të gjitha eksportet në një vend të përfshirë në konflikt të armatosur.

As qeveria nuk është e kënaqur

Megjithatë, realiteti i botës së sotme është ndryshe veçanërisht kur bëhet fjalë për ndihmën ndaj Ukrainës. Aq sa Berlini ishte i përmbajtur në dhënien e lejeve për eksportin e armëve moderne, dhe veçanërisht në dërgimin e tankeve gjermane të tipit Leopard 2, eksprti megjithatë është lejuar pas presioneve nga Kievi dhe vendet e tjera. Janë dërguar tanke dhe artileri e rëndë, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Me këtë, ky koalicion qeverisës tejkaloi të gjitha rekordet e qeverisë së Angela Merkelit. Në 16 vjetët e qeverisjes së saj, shuma prej shtatë miliardë euro e eksporteve të armëve dhe pajisjeve ushtarake ishte tejkaluar vetëm 3 herë, shkruan DW.

Kreu i ekologjistëve, Omid Nouripur, thotë se duhet të miratohet sa më shpejt një ligji edhe më i rreptë për eksportin e armëve. Kristiandemokratët e opozitës (CDU/CSU), nga ana tjetër, nuk shohin asnjë problem në këto rezultate. Për më tepër, politikani i CDU-së, Roderich Kiesewetter, i kërkon kësaj qeverie që më në fund të lejojë eksportin e avionëve luftarakë Eurofighter në Arabinë Saudite. Ai thotë se mungesa e eksportit gjerman në këtë fushë mund të çojë vetëm në largimin e Arabisë Saudite nga Perëndimi dhe blerjen e armëve diku tjetër – në Kinë për shembull, e cila mezi pret të futet në këtë treg.

Tags: ArmëtEksportGjermania
Postimi i mëparshëm

Për tensionet Kosovë-Serbi, Angili: Nuk ka zgjidhje ushtarake, por me dialog

Postimi tjetër

A e dini pse Adele ka publikuar vetëm 4 albume deri tani?

Të ngjajshme Postime

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator
Bota

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

29 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma
Bota

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë
Bota

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë
Bota

Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë

28 July 2025
Atë që nuk e bën dot Trump, e realizon Malajzia! Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim të menjëhershëm
Bota

Atë që nuk e bën dot Trump, e realizon Malajzia! Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim të menjëhershëm

28 July 2025
Dalja e trenit nga shinat në Gjermani, 3 të vdekur dhe disa të lënduar
Bota

Dalja e trenit nga shinat në Gjermani, 3 të vdekur dhe disa të lënduar

28 July 2025
Postimi tjetër
A e dini pse Adele ka publikuar vetëm 4 albume deri tani?

A e dini pse Adele ka publikuar vetëm 4 albume deri tani?

Lajmet e fundit

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

29 July 2025
Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

29 July 2025
rupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

rupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

29 July 2025
Vetëvendosje: Rreth 200 milionë euro pronë komunale i jepen një kompanie në proces të dyshimtë koncesionimi

Vetëvendosje: Rreth 200 milionë euro pronë komunale i jepen një kompanie në proces të dyshimtë koncesionimi

29 July 2025
Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

29 July 2025
A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

29 July 2025
Trupi i pajetë i personit të zhdukur në Ujman u gjet nga FSK-ja

Trupi i pajetë i personit të zhdukur në Ujman u gjet nga FSK-ja

29 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu