Gjendet mozaiku i bërë me guaska dhe korale, i varrosur nën Romë 2.300 vjet më parë. Mozaiku është gjendur në kodrën Palatine, mbas 5 vitesh gërmime.
Pothuajse 5 metra i gjatë dhe me pamje të gjetheve, të zambakut, helmetave dhe krijesave mitologjike detare, skena e mozaikut është e krijuar duke përdorur perla, guaska, korale. Ajo që e bën këtë zbulim “të pakrahasueshëm”, tha arkeologia Ruso, është ruajtja e pabesueshme e mozaikut dhe dekorimi i tij që paraqet edhe skena të betejave detare, tokësore dhe skena të anijeve me vela të ngritura.
Ndërsa ky zbulim i ri ka ende shumë sekrete për të zbuluar, arkeologia Ruso beson se ka një mister që arkeologët mund të zgjidhin, identitetin e pronarit të mozaikut, ndoshta një senator romak.
Sipas arkeologëve, pamja është një shfaqje e pabesueshme e luksit romak dhe synojnë të hapin hapësirën për publikun në janar.